Fjalët e urta Chapter 29

For English

Read Fjalët e urta Chapter 29 Online

Read Fjalët e urta Chapter 29 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Fjalët e urta and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Fjalët e urta 29

Kapitulli 29

1. Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

2. Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

3. Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.

4. Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

5. Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

6. Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

7. I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

8. Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

9. Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

10. Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

11. Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

12. Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

13. I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

14. Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.

15. Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.

16. Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

17. Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t'i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.

18. Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

19. Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.

20. A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.

21. Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.

22. Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.

23. Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

24. Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.

25. Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

26. Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.

27. Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.

About Fjalët e urta Chapter 29

Read Fjalët e urta Chapter 29 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Fjalët e urta
Chapter: 29
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Fjalët e urta. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Fjalët e urta Chapter 29 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Fjalët e urta Chapter 29?

Fjalët e urta Chapter 29 is part of the Book of Fjalët e urta in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Fjalët e urta Chapter 29 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 2
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 8
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from Fjalet e Urta

  1. Fjalët e urta Chapter 14
  2. Fjalët e urta Chapter 25
  3. Fjalët e urta Chapter 9
  4. Fjalët e urta Chapter 6
  5. Fjalët e urta Chapter 19
  6. Fjalët e urta Chapter 31
  7. Fjalët e urta Chapter 28

Related Chapters & Readings

  1. 1 Gjonit Chapter 1
  2. Predikuesi Chapter 5
  3. Fjalët e urta Chapter 31
  4. Isaia Chapter 66
  5. Mateu Chapter 22
  6. Psalmet Chapter 39
  7. 2 Kronikave Chapter 34
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *