Fjalët e urta Chapter 22

For English

Read Fjalët e urta Chapter 22 Online

Read Fjalët e urta Chapter 22 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Fjalët e urta and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Fjalët e urta 22

Kapitulli 22

1. Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.

2. I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.

3. Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.

4. Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.

5. Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.

6. Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

7. I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

8. Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.

9. Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.

10. Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.

11. Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.

12. Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.

13. Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".

14. Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.

15. Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.

16. Ai që shtyp të varfërin për t'u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.

17. Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.

18. sepse për ty do të jetë e këndshme t'i ruash në intimitetin tënd dhe t'i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.

19. Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.

20. A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,

21. në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t'u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?

22. Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,

23. sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.

24. Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,

25. që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.

26. Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.

27. Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?

28. Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.

29. A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.

About Fjalët e urta Chapter 22

Read Fjalët e urta Chapter 22 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Fjalët e urta
Chapter: 22
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Fjalët e urta. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Fjalët e urta Chapter 22 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Fjalët e urta Chapter 22?

Fjalët e urta Chapter 22 is part of the Book of Fjalët e urta in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Fjalët e urta Chapter 22 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 1
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 2
  6. Osea Chapter 7
  7. Osea Chapter 6

Explore More from Fjalet e Urta

  1. Fjalët e urta Chapter 2
  2. Fjalët e urta Chapter 23
  3. Fjalët e urta Chapter 6
  4. Fjalët e urta Chapter 5
  5. Fjalët e urta Chapter 11
  6. Fjalët e urta Chapter 7
  7. Fjalët e urta Chapter 1

Related Chapters & Readings

  1. Psalmet Chapter 90
  2. Zanafilla Chapter 36
  3. Zanafilla Chapter 10
  4. Ruthi Chapter 3
  5. Psalmet Chapter 79
  6. Marku Chapter 1
  7. 1 Korintasve Chapter 7
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *