Fjalët e urta Chapter 23

For English

Read Fjalët e urta Chapter 23 Online

Read Fjalët e urta Chapter 23 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Fjalët e urta and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Fjalët e urta 23

Kapitulli 23

1. Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

2. dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.

3. Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

4. Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.

5. A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

6. Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

7. sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.

8. Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

9. Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

10. Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,

11. sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

12. Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.

13. Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;

14. do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

15. Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;

16. zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.

17. Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;

18. sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

19. Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.

20. Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;

21. sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

22. Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.

23. Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

24. Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t'ia ndjejë gëzimin.

25. Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

26. Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.

27. Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.

28. Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

29. Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

30. Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

31. Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

32. Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.

33. Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.

34. Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.

35. Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t'i kërkoj përsëri!".

About Fjalët e urta Chapter 23

Read Fjalët e urta Chapter 23 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Fjalët e urta
Chapter: 23
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Fjalët e urta. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Fjalët e urta Chapter 23 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Fjalët e urta Chapter 23?

Fjalët e urta Chapter 23 is part of the Book of Fjalët e urta in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Fjalët e urta Chapter 23 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 1
  3. Osea Chapter 5
  4. Osea Chapter 2
  5. Osea Chapter 8
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 7

Explore More from Fjalet e Urta

  1. Fjalët e urta Chapter 5
  2. Fjalët e urta Chapter 25
  3. Fjalët e urta Chapter 30
  4. Fjalët e urta Chapter 16
  5. Fjalët e urta Chapter 31
  6. Fjalët e urta Chapter 9
  7. Fjalët e urta Chapter 7

Related Chapters & Readings

  1. Zanafilla Chapter 32
  2. Isaia Chapter 59
  3. 1 Mbretërve Chapter 11
  4. Psalmet Chapter 81
  5. Fjalët e urta Chapter 21
  6. Psalmet Chapter 114
  7. Fjalët e urta Chapter 4
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *