Read Gjyqtarët Chapter 17 Online
Read Gjyqtarët Chapter 17 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Gjyqtarët in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Gjyqtarët and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Gjyqtarët 17
Kapitulli 17
1. Në krahinën malore të Efraimit ishte një njeri që quhej Mikah.
2. Ai i tha nënes së tij: "Një mijë e njëqind siklat prej argjendi që të kanë marrë dhe për të cilat ke thënë një mallkim, që e dëgjova me veshët e mi, ja, i kam unë; ato para i kisha marrë unë". Nëna e tij tha: "Im bir qoftë i bekuar nga Zoti!".
3. Kështu ai ia ktheu nënes së tij të një mijë e njëqind siklat prej argjendi dhe e ëma tha: "Unë ia shenjtëroj plotësisht nga dora ime këtë argjend Zotit për birin tim, për ta bërë një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një figurë me derdhje prandaj po ta kthej tani".
4. Pas kthimit të argjendit nënes së tij, e ëma mori dyqind sikla argjendi dhe ia dha shkrirësit, i cili bëri një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një figurë me derdhje metali; dhe këto u vendosën në shtëpinë e Mikahut.
5. Kështu ky njeri, Mikahu, pati një shtëpi perëndish; bëri një efod dhe një shtëpi idhujsh, dhe shenjtëroi një nga bijtë e tij që i shërbente ai prift.
6. Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.
7. Ishte një i ri nga Betlemi i Judës, nga familja e Judës, i cili ishte Levit dhe banonte në atë vend si i huaj.
8. Ky njeri u nis nga qyteti i Betlemit të Judës për t'u vendosur aty ku mund të gjente një vend; duke ecur arriti në krahinën malore të Efraimit, në shtëpinë e Mikahut.
9. Mikahu e pyeti: "Nga po vjen?". Ai u përgjegj: "Jam një Levit nga Betlemi i Judës dhe jam duke kërkuar një vend ku mund të vendosem".
10. Mikahu i tha: "Rri me mua, dhe bëhu ati dhe prifti im; do të të jap dhjetë sikla argjendi çdo vit, rroba dhe ushqim". Atëherë Leviti hyri.
11. Kështu Leviti pranoi të rrinte me atë njeri, që e trajtoi të riun sikur të ishte një nga bijtë e tij.
12. Mikahu e shenjtëroi Levitin; i riu i shërbeu si prift dhe u vendos në shtëpinë e Mikahut.
13. Pastaj Mikahu i tha: "Tani e di që Zoti do të më bëjë të mira, sepse kam një Levit që më shërben si prift".
About Gjyqtarët Chapter 17
Read Gjyqtarët Chapter 17 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Gjyqtarët in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Gjyqtarët
Chapter: 17
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Gjyqtarët. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Gjyqtarët Chapter 17 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Gjyqtarët Chapter 17?
Gjyqtarët Chapter 17 is part of the Book of Gjyqtarët in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Gjyqtarët Chapter 17 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Vjetër
Explore More from gjyqtaret
- Gjyqtarët Chapter 21
- Gjyqtarët Chapter 5
- Gjyqtarët Chapter 12
- Gjyqtarët Chapter 15
- Gjyqtarët Chapter 16
- Gjyqtarët Chapter 14
- Gjyqtarët Chapter 20