Read Fjalët e urta Chapter 19 Online
Read Fjalët e urta Chapter 19 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Fjalët e urta and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Fjalët e urta 19
Kapitulli 19
1. Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla.
2. Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.
3. Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit.
4. Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij.
5. Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.
6. Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.
7. Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t'u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.
8. Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.
9. Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë.
10. Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat.
11. Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t'i kapërcejë fyerjet.
12. Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar.
13. Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.
14. Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.
15. Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.
16. Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.
17. Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t'ia kthejë ato që i ka dhënë.
18. Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.
19. Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.
20. Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.
21. Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.
22. Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.
23. Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe.
24. Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë.
25. Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri.
26. Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp.
27. Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë.
28. Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë.
29. Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.
About Fjalët e urta Chapter 19
Read Fjalët e urta Chapter 19 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Fjalët e urta
Chapter: 19
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Fjalët e urta. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Fjalët e urta Chapter 19 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Fjalët e urta Chapter 19?
Fjalët e urta Chapter 19 is part of the Book of Fjalët e urta in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Fjalët e urta Chapter 19 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Vjetër
Explore More from Fjalet e Urta
- Fjalët e urta Chapter 7
- Fjalët e urta Chapter 10
- Fjalët e urta Chapter 3
- Fjalët e urta Chapter 17
- Fjalët e urta Chapter 5
- Fjalët e urta Chapter 15
- Fjalët e urta Chapter 30