Read Fjalët e urta Chapter 4 Online
Read Fjalët e urta Chapter 4 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Fjalët e urta and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Fjalët e urta 4
Kapitulli 4
1. Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,
2. sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.
3. Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime,
4. ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.
5. Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;
6. mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.
7. Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.
8. Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.
9. Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".
10. Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen.
11. Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.
12. Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh.
13. Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote.
14. Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;
15. evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.
16. Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;
17. ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.
18. Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.
19. Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë.
20. Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;
21. mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;
22. sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.
23. Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.
24. Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.
25. Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.
26. Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.
27. Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.
About Fjalët e urta Chapter 4
Read Fjalët e urta Chapter 4 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Fjalët e urta
Chapter: 4
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Fjalët e urta. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Fjalët e urta Chapter 4 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Fjalët e urta Chapter 4?
Fjalët e urta Chapter 4 is part of the Book of Fjalët e urta in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Fjalët e urta Chapter 4 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Vjetër
Explore More from Fjalet e Urta
- Fjalët e urta Chapter 1
- Fjalët e urta Chapter 8
- Fjalët e urta Chapter 22
- Fjalët e urta Chapter 5
- Fjalët e urta Chapter 16
- Fjalët e urta Chapter 27
- Fjalët e urta Chapter 21