Fjalët e urta Chapter 14

For English

Read Fjalët e urta Chapter 14 Online

Read Fjalët e urta Chapter 14 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Fjalët e urta and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Fjalët e urta 14

Kapitulli 14

1. Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

2. Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.

3. Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.

4. Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.

5. Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.

6. Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.

7. Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.

8. Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

9. Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

10. Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj.

11. Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë.

12. Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.

13. Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.

14. Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.

15. Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

16. Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.

17. Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer.

18. Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

19. Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.

20. Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.

21. Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.

22. A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.

23. Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.

24. Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

25. Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.

26. Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.

27. Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

28. Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

29. Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

30. Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

31. Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

32. I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.

33. Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

34. Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

35. Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.

About Fjalët e urta Chapter 14

Read Fjalët e urta Chapter 14 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Fjalët e urta in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Fjalët e urta
Chapter: 14
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Fjalët e urta. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Fjalët e urta Chapter 14 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Fjalët e urta Chapter 14?

Fjalët e urta Chapter 14 is part of the Book of Fjalët e urta in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Fjalët e urta Chapter 14 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 1
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 6
  6. Osea Chapter 3
  7. Osea Chapter 2

Explore More from Fjalet e Urta

  1. Fjalët e urta Chapter 23
  2. Fjalët e urta Chapter 4
  3. Fjalët e urta Chapter 9
  4. Fjalët e urta Chapter 13
  5. Fjalët e urta Chapter 31
  6. Fjalët e urta Chapter 8
  7. Fjalët e urta Chapter 27

Related Chapters & Readings

  1. Ligji i Përtërirë Chapter 23
  2. Jeremia Chapter 15
  3. Romakëve Chapter 4
  4. Veprat e Apostujve Chapter 22
  5. Eksodi Chapter 26
  6. Joeli Chapter 2
  7. Veprat e Apostujve Chapter 1
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *