Ligji i Përtërirë Chapter 13

For English

Read Ligji i Përtërirë Chapter 13 Online

Read Ligji i Përtërirë Chapter 13 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Ligji i Përtërirë and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Ligji i Përtërirë 13

Kapitulli 13

1. "Në rasat se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli,

2. dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: "Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t'u shërbejmë",

3. ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

4. Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t'i bindeni zërit të tij, do t'i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të.

5. Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t'ju largojë nga Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit dhe ju çliroi nga shtëpia e skllavërisë, për t'ju çuar jashtë rrugës në të cilën Zoti, Perëndia yt, të ka urdhëruar të ecësh. Në këtë mënyrë do të shkulësh të keqen nga gjiri yt.

6. Në rast se vëllai yt, bir i nënës sate, biri yt ose bija jote, gruaja që prehet mbi gjirin tënd apo shoku që ti e do si shpirtin tënd të nxit fshehtazi, duke thënë: "Shkojmë t'u shërbejmë perëndive

7. hyjnive të popujve që ju rrethojnë, që janë pranë apo larg teje, nga një skaj i tokës deri në skajin tjetër të tokës,

8. mos iu nënshtro atij dhe mos e dëgjo; syri yt nuk duhet të ketë mëshirë për të; mos e kurse, mos e fsheh.

9. Por ti duhet ta vrasësh; dora jote të jetë e para që të ngrihet kundër tij, për ta vrarë; pastaj le të vijë dora e gjithë popullit.

10. Ti do ta vrasësh me gurë dhe ai do të vdesë, sepse ka kërkuar të të largojë nga Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë.

11. Kështu tërë Izraeli do ta dëgjojë këtë ngjarje dhe do të ketë frikë, e nuk ka për të kryer më asnjë veprim të keq si ky në gjirin tënd.

12. Në qoftë se një ndër qytetet e tua që Zoti, Perëndia yt, të jep për të banuar, dëgjon të thuhet

13. që njerëz të çoroditur kanë dalë nga gjiri juaj dhe kanë mashtruar banorët e qytetit të tyre duke thënë: "Shkojmë t'u shërbejmë perëndive të tjera", që ju nuk i keni njohur kurrë,

14. ti do të bësh hetime, kërkime dhe do të marrësh me kujdes në pyetje; dhe në qoftë se është e vërtetë dhe e sigurt që ky veprim i neveritshëm është kryer me të vërtetë në gjirin tënd,

15. atëherë do të vrasësh me shpatën tënde banorët e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithçka që ndodhet në të; do të vrasësh edhe bagëtinë e tij.

16. Pastaj do të mbledhësh tërë plaçkën e tij në mes të sheshit dhe do ta djegësh me zjarr qytetin dhe tërë plaçkën e tij përpara Zotit, Perëndisë tuaj; ajo do të mbetet një grumbull gërmadhash për gjithnjë dhe nuk do të rindërtohet më kurrë.

17. Prandaj asgjë nga ato që janë caktuar të shkatërrohen të mos ju ngjitet në dorë, me qëllim që Zoti të heqë dorë nga zjarri i zemërimit të tij dhe të tregohet i dhimshur t'i vijë keq për ty dhe të të shumëzojë, ashtu siç u është betuar etërve tuaj,

18. sepse ti e dëgjove zërin e Zotit, Perëndisë tënd, duke respektuar të gjitha urdhërimet e tij që po të përcakton sot duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë tuaj".

About Ligji i Përtërirë Chapter 13

Read Ligji i Përtërirë Chapter 13 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Ligji i Përtërirë
Chapter: 13
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Ligji i Përtërirë. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Ligji i Përtërirë Chapter 13 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Ligji i Përtërirë Chapter 13?

Ligji i Përtërirë Chapter 13 is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Ligji i Përtërirë Chapter 13 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 2
  3. Osea Chapter 5
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 1
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from Ligji I Perterire

  1. Ligji i Përtërirë Chapter 34
  2. Ligji i Përtërirë Chapter 25
  3. Ligji i Përtërirë Chapter 26
  4. Ligji i Përtërirë Chapter 15
  5. Ligji i Përtërirë Chapter 21
  6. Ligji i Përtërirë Chapter 17
  7. Ligji i Përtërirë Chapter 22

Related Chapters & Readings

  1. Fjalët e urta Chapter 10
  2. Zakaria Chapter 11
  3. Osea Chapter 12
  4. 1 Selanikasve Chapter 3
  5. Romakëve Chapter 3
  6. Romakëve Chapter 11
  7. Predikuesi Chapter 10
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *