Ligji i Përtërirë Chapter 16

For English

Read Ligji i Përtërirë Chapter 16 Online

Read Ligji i Përtërirë Chapter 16 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Ligji i Përtërirë and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Ligji i Përtërirë 16

Kapitulli 16

1. "Respekto muajin e Abibit dhe kremto Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë tënd, sepse në muajin e Abibit Zoti, Perëndia yt, të nxori nga Egjipti, gjatë natës.

2. Do t'i bësh fli, pra, Pashkën e Zotit, Perëndisë tënd, me bagëti të trasha dhe të imta, në vendin që Zoti ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.

3. Dhe nuk do të hash bashkë me të bukë të mbrujtur; shtatë ditë do të hash bukë të ndorme (sepse dole me nxitim nga vendi i Egjiptit), me qëllim që ta kujtosh ditën që dole nga Egjipti tërë ditët e jetës sate.

4. Nuk do të shihet maja pranë teje, brenda tërë kufijve të tua, për shtatë ditë me radhë; dhe nuk do të mbetet asgjë nga mishi që flijove mbrëmjen e ditës së parë për gjithë natën deri në mëngjes.

5. Nuk do të mund ta flijosh Pashkën në çfarëdo qyteti që Zoti, Perëndia yt, të jep,

6. por do ta flijosh Pashkën vetëm në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij; do ta flijosh në mbrëmje, në perëndim të diellit, në orën që dole nga Egjipti.

7. Do ta pjekësh viktimën dhe do ta hash në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur; dhe në mëngjes do të largohesh dhe do të kthehesh në çadrat e tua.

8. Gjashtë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të mbahet një asamble solemne për nder të Zotit, Perëndisë tënd; ti nuk do të bësh gjatë kësaj dite asnjë punë.

9. Do të numërosh shtatë javë; fillo të numërosh shtatë javë nga koha që fillon të korrësh grurin;

10. pastaj do ta kremtosh festën e Javëve për nder të Zotit, Perëndisë tënd, duke bërë ofertat e tua vullnetare dhe kjo në masën që Zoti, Perëndia yt, të bekon.

11. Dhe do të gëzosh përpara Zotit, Perëndisë tënd, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, Leviti që ndodhet brenda portave të tua, dhe i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen në mes teje, në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.

12. Do të kujtosh që ke qenë skllav në Egjipt dhe do të kujdesesh t'i zbatosh në praktikë këto statute.

13. Do të kremtosh festën e Kasolleve shtatë ditë me radhë, mbasi të kesh mbledhur prodhimin e lëmit dhe të fushës sate;

14. dhe do të gëzohesh në festën tënde, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti, i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen brenda portave të tua.

15. Do të kremtosh një festë për shtatë ditë me radhë për nder të Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur, sepse Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha të korrat e tua dhe tërë punën e duarve të tua, dhe ti do të jesh shumë i kënaqur.

16. Tri herë në vit çdo mashkull i yt do t'i paraqitet Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, në festën e bukëve në festën të ndorme, në festën të Javëve dhe të Kasolleve; asnjeri prej tyre nuk do të paraqitet para Zotit duarbosh.

17. Por secili do të japë nga pjesa e tij simbas bekimit që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.

18. Do të caktosh gjykatës dhe zyrtarë brenda portave të tua për çdo fis tëndin, në të gjitha qytetet që Zoti, Perëndia yt, të jep; dhe ata do ta gjykojnë popullin me vendime të drejta.

19. Nuk do ta prishësh drejtësinë, nuk do të tregohesh i anshëm dhe nuk do të pranosh dhurata, sepse dhurata i verbon sytë e njerëzve të urtë dhe korrupton fjalët e njerëzve të drejtë.

20. Do të zbatosh plotësisht drejtësinë, në mënyrë që ti të jetosh dhe të zotërosh vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

21. Nuk do të ngresh për ty asnjë Asherah, me asnjë lloj druri pranë altarit që do t'i ndërtosh Zotit, Perëndisë tënd;

22. dhe nuk do të ngresh asnjë shtyllë të shenjtë, që Zoti, Perëndia yt, urren".

About Ligji i Përtërirë Chapter 16

Read Ligji i Përtërirë Chapter 16 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Ligji i Përtërirë
Chapter: 16
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Ligji i Përtërirë. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Ligji i Përtërirë Chapter 16 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Ligji i Përtërirë Chapter 16?

Ligji i Përtërirë Chapter 16 is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Ligji i Përtërirë Chapter 16 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 1
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 7
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from Ligji I Perterire

  1. Ligji i Përtërirë Chapter 17
  2. Ligji i Përtërirë Chapter 29
  3. Ligji i Përtërirë Chapter 26
  4. Ligji i Përtërirë Chapter 13
  5. Ligji i Përtërirë Chapter 31
  6. Ligji i Përtërirë Chapter 32
  7. Ligji i Përtërirë Chapter 1

Related Chapters & Readings

  1. Ruthi Chapter 2
  2. Zanafilla Chapter 29
  3. Zanafilla Chapter 2
  4. Levitiku Chapter 5
  5. 1 Samuelit Chapter 27
  6. 1 Kronikave Chapter 2
  7. Psalmet Chapter 35
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *