Zakaria Chapter 11

For English

Read Zakaria Chapter 11 Online

Read Zakaria Chapter 11 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zakaria in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Zakaria and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Zakaria 11

Kapitulli 11

1. Hapi dyert e tua, Liban, me qëllim që zjarri të djegë kedrat e tu.

2. Vajto, selvi, sepse kedri ka rënë, sepse drurët madhështorë janë shkatërruar. Këlthisni, lisa të Bashanit, sepse pylli i padepërtueshëm është rrëzuar.

3. Dëgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkëlqimi i tyre u shkretua; dëgjohet vrumbullima e luanëve të vegjël, sepse madhështia e Jordanit u shkretua.

4. Kështu thotë Zoti, Perëndia im: "Kulloti delet që janë caktuar për thertore,

5. blerësit e të cilave vrasin dhe nuk konsiderohen fajtorë dhe shitësit e të cilave thonë: "Qoftë bekuar Zoti, sepse unë po pasurohem" dhe barinjtë e të cilave nuk kanë kurrfarë mëshire.

6. Nuk do të kem më mëshirë për banorët e vendit", thotë Zoti, "madje do të bëj që secili prej tyre të bjerë në dorë të të afërmit të vet dhe në dorë të mbretit të vet. Ata do ta shkretojnë vendin dhe nuk do të çliroj asnjë nga duart e tyre".

7. Atëherë nisa t'i kullos delet që ishin caktuar për thertore, pikërisht më të mjerat e kopesë. Mora pastaj për vete dy shkopinj: njërin e quajta "Hir" dhe tjetrin "Bashkim", dhe nisa ta kullos kopenë.

8. Brenda një muaj eliminova tre barinj. Unë isha i paduruar me ta, edhe ata gjithashtu më urrenin.

9. Atëherë thashë: "Nuk do t'i kullos më; kush është duke vdekur, le të vdesë dhe kush është për të humbur, le të humbasë; pastaj ato që do të mbeten le të hanë njëra tjetrën".

10. Mora pastaj shkopin tim "Hir" dhe e theva, për të shfuqizuar besëlidhjen që kisha lidhur me gjithë popujt.

11. Po atë ditë ai u shfuqizua. Kështu delet më të mjera të kopesë që po më shikonin, e kuptuan se ajo ishte fjala e Zotit.

12. Atëherë u thashë atyre: "Po t'ju duket e drejtë, më jepni pagën time; në se jo, lëreni". Kështu ata e peshuan pagën time: tridhjetë sikla argjendi.

13. Por Zoti më tha: "Hidhja poçarit çmimin madhështor me të cilin ata më vlerësuan". Atëherë i mora tridhjetë siklat prej argjendi dhe i hodha në shtëpinë e Zotit për poçarin.

14. Pastaj theva shkopin tjetër "Bashkimi", për të thyer vëllazërinë ndërmjet Judës dhe Izraelit.

15. Atëherë Zoti më tha: "Merri edhe veglat e një bariu të pamend.

16. Sepse ja, unë do të nxjerr në vend një bari që nuk do të kujdeset për delet që humbasin, nuk do t'i kërkojë ato që janë të reja, nuk do të shërojë të plagosurat, nuk do të ushqejë ato që rrijnë në këmbë, por do të hajë mishin e të majmeve dhe do t'u shkulë edhe thonjtë".

17. Mjerë bariu i pavlerë që e braktis kopenë! Një shpatë do të jetë kundër krahut të tij dhe kundër syrit të tij të djathtë. Krahu i tij do të thahet krejt dhe syri i tij do të verbohet fare.

About Zakaria Chapter 11

Read Zakaria Chapter 11 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zakaria in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Zakaria
Chapter: 11
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Zakaria. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Zakaria Chapter 11 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Zakaria Chapter 11?

Zakaria Chapter 11 is part of the Book of Zakaria in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Zakaria Chapter 11 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 1
  3. Osea Chapter 5
  4. Osea Chapter 2
  5. Osea Chapter 8
  6. Osea Chapter 7
  7. Osea Chapter 6

Explore More from zakaria

  1. Zakaria Chapter 12
  2. Zakaria Chapter 1
  3. Zakaria Chapter 9
  4. Zakaria Chapter 14
  5. Zakaria Chapter 7
  6. Zakaria Chapter 6
  7. Zakaria Chapter 5

Related Chapters & Readings

  1. 1 Korintasve Chapter 11
  2. 2 Kronikave Chapter 11
  3. Jeremia Chapter 38
  4. Jobi Chapter 4
  5. 2 Mbretërve Chapter 24
  6. Eksodi Chapter 34
  7. Psalmet Chapter 85
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *