Ligji i Përtërirë Chapter 26

For English

Read Ligji i Përtërirë Chapter 26 Online

Read Ligji i Përtërirë Chapter 26 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Ligji i Përtërirë and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Ligji i Përtërirë 26

Kapitulli 26

1. "Kur të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, dhe ta shtiesh në dorë dhe të banosh në të,

2. do të marrësh disa nga prodhimet e para të të gjitha prodhimeve të tokës të mbledhura nga ti në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, do t'i vësh në një shportë dhe do të shkosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, ka zgjedhur për të ruajtur emrin e tij.

3. Pastaj do t'i paraqitesh priftit në funksion ato ditë dhe do t'i thuash: "Unë i deklaroj sot Zotit, Perëndisë tënd, që kam hyrë në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve tanë".

4. Atëherë prifti do të marrë shportën nga duart e tua dhe do ta vërë përpara altarit të Zotit, Perëndisë tënd;

5. dhe ti do të përgjigjesh duke thënë para Zotit, Perëndisë tënd: "Ati im ishte një Arameo para se të vdesë; ai zbriti në Egjipt dhe banoi aty si i huaj me pak njerëz; aty u bë një komb i madh, i fuqishëm dhe i shumtë.

6. Por Egjiptasit na trajtuan keq, na shtypën dhe na imponuan një skllavëri të rëndë.

7. Atëherë bërtitëm dhe Zoti, Perëndia i etërve tanë, e dëgjoi zërin tonë, pa dëshpërimin tonë, punën tonë të rëndë dhe shtypjen tonë.

8. Kështu Zoti na nxori nga Egjipti me një dorë të fuqishme dhe me krah të shtrirë, me gjëra të tmerrshme e me mrekulli dhe me shenja;

9. pastaj na solli këtu dhe na dha këtë vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë.

10. Dhe ja tani unë solla prodhimet e para të tokës që ti, o Zot, më ke dhënë!". Do t'i vendosësh para Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të biesh përmbys përpara Zotit, Perëndisë tënd;

11. dhe do të gëzoheni, ti, Leviti dhe i huaji që ndodhet në radhët e tua për të mirat që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë ty dhe shtëpisë sate.

12. Kur të kesh mbaruar së dhëni tërë të dhjetat e të ardhurave të tua në vitin e tretë, viti i të dhjetave, dhe ua ke dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, me qëllim që t'i hanë brenda portave të tua dhe të ngopen,

13. do të thuash përpara Zotit, Perëndisë tënd: "Unë kam hequr nga shtëpia ime atë që është shenjtëruar dhe ua kam dhënë Levitit, të huajit, jetimit dhe gruas së ve, në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhëruar; nuk kam shkelur as kam harruar asnjë nga urdhrat e tua.

14. Nuk i hëngra gjatë zisë sime, nuk mora prej tyre kur isha i papastër dhe nuk ua ofrova të vdekurve; iu binda zërit të Zotit, Perëndisë tim, dhe veprova në bazë të të gjitha gjërave që më ke urdhërar.

15. Kthe ndaj nesh vështrimin tënd nga banesa jote e shenjtë, nga qielli, dhe beko popullin tënd të Izraelit dhe vendin që na ke dhënë, siç iu betove etërve tanë, një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.

16. Sot Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të zbatosh në praktikë këto statute dhe dekrete; ki kujdes që t'i zbatosh me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.

17. Ti sot deklarove që Zoti është Perëndia yt, që do të ecësh në rrugët e tij dhe do të respektosh statutet, urdhërimet dhe dekretet e tij, dhe do t'i bindesh zërit të tij.

18. Sot Zoti ka deklaruar gjithashtu që ti je popull i tij, një thesar i veçantë, siç të ka thënë, me qëllim që ti të respektosh të githa urdhërimet e tij,

19. dhe ti të mund të lartësohesh mbi të gjitha kombet që ai ka bërë për lavdi, famë dhe zulmë dhe që ti të jesh një popull i shenjtëruar për Zotin, Perëndinë tënd, ashtu siç e ka thënë ai".

About Ligji i Përtërirë Chapter 26

Read Ligji i Përtërirë Chapter 26 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Ligji i Përtërirë
Chapter: 26
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Ligji i Përtërirë. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Ligji i Përtërirë Chapter 26 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Ligji i Përtërirë Chapter 26?

Ligji i Përtërirë Chapter 26 is part of the Book of Ligji i Përtërirë in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Ligji i Përtërirë Chapter 26 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 8
  3. Osea Chapter 5
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 6
  6. Osea Chapter 2
  7. Osea Chapter 7

Explore More from Ligji I Perterire

  1. Ligji i Përtërirë Chapter 32
  2. Ligji i Përtërirë Chapter 18
  3. Ligji i Përtërirë Chapter 17
  4. Ligji i Përtërirë Chapter 27
  5. Ligji i Përtërirë Chapter 10
  6. Ligji i Përtërirë Chapter 13
  7. Ligji i Përtërirë Chapter 28

Related Chapters & Readings

  1. Isaia Chapter 66
  2. Jeremia Chapter 10
  3. Zanafilla Chapter 37
  4. Jeremia Chapter 33
  5. Gjyqtarët Chapter 16
  6. 2 Mbretërve Chapter 16
  7. Jeremia Chapter 14
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *