Read 2 Korintasve Chapter 6 Online
Read 2 Korintasve Chapter 6 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Korintasve in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 2 Korintasve and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
2 Korintasve 6
Kapitulli 6
1. Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,
2. sepse ai thotë: ''Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova''. Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.
3. Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;
4. por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,
5. në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime,
6. me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,
7. me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,
8. në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;
9. si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë;
10. si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s'kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.
11. Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjërë.
12. Ju nuk jeni ngushtë në ne, por ju jeni të ngushtë në zemrat tuaj.
13. Por në shkëmbim po ju flas si fëmijve, bëhuni të gjërë edhe ju.
14. Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç'lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?
15. Dhe ç'harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç'pjesë ka besimtari me jobesimtarin?
16. Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: ''Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im''.
17. Prandaj ''dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t'ju pranoj,
18. dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm''.
About 2 Korintasve Chapter 6
Read 2 Korintasve Chapter 6 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Korintasve in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: 2 Korintasve
Chapter: 6
Testament: New Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 2 Korintasve. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading 2 Korintasve Chapter 6 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is 2 Korintasve Chapter 6?
2 Korintasve Chapter 6 is part of the Book of 2 Korintasve in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete 2 Korintasve Chapter 6 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from 2-korintasve
- 2 Korintasve Chapter 10
- 2 Korintasve Chapter 3
- 2 Korintasve Chapter 1
- 2 Korintasve Chapter 5
- 2 Korintasve Chapter 2
- 2 Korintasve Chapter 7
- 2 Korintasve Chapter 4
Explore More from Dhiata E Re
- Mateu Chapter 4
- Luka Chapter 20
- Zbulesa Chapter 19
- Luka Chapter 21
- Mateu Chapter 26
- Zbulesa Chapter 9
- Marku Chapter 8