1 Selanikasve Chapter 5

For English

Read 1 Selanikasve Chapter 5 Online

Read 1 Selanikasve Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 1 Selanikasve in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 1 Selanikasve and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

1 Selanikasve 5

Kapitulli 5

1. Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t’ju shkruaj,

2. sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.

3. Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri," atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.

4. Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t’ju zërë në befasi si një vjedhës.

5. Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.

6. Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.

7. Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.

8. Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.

9. Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,

10. i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.

11. Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.

12. Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,

13. edhe t’i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.

14. Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t’i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.

15. Vështroni se mos dikush t’ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.

16. Jini gjithmonë të gëzuar.

17. Lutuni pa pushim.

18. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.

19. Mos e shuani Frymën.

20. Mos i përbuzni profecitë.

21. Provoni të gjitha, mbani të mirën.

22. Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.

23. Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.

24. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.

25. Vëllezër, lutuni për ne.

26. Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.

27. Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t’u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.

28. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.

About 1 Selanikasve Chapter 5

Read 1 Selanikasve Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 1 Selanikasve in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 1 Selanikasve
Chapter: 5
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 1 Selanikasve. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 1 Selanikasve Chapter 5 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 1 Selanikasve Chapter 5?

1 Selanikasve Chapter 5 is part of the Book of 1 Selanikasve in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 1 Selanikasve Chapter 5 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 1-selanikasve

  1. 1 Selanikasve Chapter 2
  2. 1 Selanikasve Chapter 1
  3. 1 Selanikasve Chapter 4
  4. 1 Selanikasve Chapter 3

Explore More from Dhiata E Re

  1. 2 Korintasve Chapter 4
  2. 1 Korintasve Chapter 4
  3. Gjoni Chapter 12
  4. Gjoni Chapter 17
  5. Veprat e Apostujve Chapter 28
  6. Luka Chapter 7
  7. Mateu Chapter 26

Related Chapters & Readings

  1. Ligji i Përtërirë Chapter 21
  2. Ezekieli Chapter 24
  3. Isaia Chapter 52
  4. Vajtimet Chapter 3
  5. Jeremia Chapter 14
  6. Jozueu Chapter 10
  7. 2 Kronikave Chapter 25
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *