Jozueu Chapter 6

For English

Read Jozueu Chapter 6 Online

Read Jozueu Chapter 6 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Jozueu in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Jozueu and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Jozueu 6

Kapitulli 6

1. Jeriko ishte i mbyllur dhe i mbrojtur mirë nga frika e bijve të Izraelit; askush nuk dilte dhe askush nuk hynte në të.

2. Zoti i tha Jozueut: "Shiko, unë të kam dhënë në dorë Jerikon, mbretin e tij dhe luftëtarët e tij trima.

3. Ju të gjithë, luftëtarët, do të marshoni rreth qytetit, do të silleni një herë rreth tij. Kështu do të bëni gjashtë ditë me radhë.

4. Shtatë priftërinj do të çojnë përpara arkës shtatë bori prej briri të dashit; por ditën e shtatë do të silleni rreth qytetit shtatë herë dhe priftërinjtë do t'u bien borive.

5. Kur ata t'u bien pa pushim brirëve të dashit dhe ju të dëgjoni zërin e borisë, tërë populli do të bëjë një ulurimë të madhe; atëherë muret e qytetit do të shemben dhe populli do të ngjitet, gjithsekush drejt, përpara.

6. Kështu Jozueu, bir i Nunit, thirri priftërinjtë dhe u tha atyre: "Merrni arkën e besëlidhjes dhe shtatë priftërinj të mbajnë shtatë bori prej briri të dashit përpara arkës së Zotit".

7. Pastaj i tha popullit: "Shkoni përpara dhe marshoni rreth qytetit, njerëzit e armatosur të ecin përpara arkës së Zotit".

8. Kështu, kur Jozueu mbaroi së foluri popullit, shtatë priftërinjtë që mbanin shtatë bori prej briri të dashit përpara Zotit nisën të marshojnë dhe u ranë borive; dhe arka e besëlidhjes së Zotit i ndiqte nga pas.

9. Njerëzit e armatosur marshonin përpara priftërinjve që u binin borive, kurse praparoja vinte pas arkës; gjatë marshimit priftërinjtë u binin borive.

10. Jozueu kishte urdhëruar popullin, duke i thënë: "Mos bërtitni, të mos dëgjohet as zëri juaj dhe të mos dalë asnjë fjalë nga goja juaj, deri ditën kur do t'ju them: "Bërtisni!". Atëherë do të bërtisni".

11. Kështu arka e Zotit u soll rreth qytetit një herë; pastaj u kthyen në kamp dhe aty e kaluan natën.

12. Jozueu u ngrit herët në mëngjes, dhe priftërinjtë morën arkën e Zotit.

13. Shtatë priftërinjtë, që mbanin shtatë boritë prej briri të dashit përpara arkës së Zotit, shkonin përpara dhe u binin borive. Njerëzit e armatosur marshonin para tyre, kurse praparoja vinte mbas arkës së Zotit; gjatë marshimit priftërinjtë u binin borive.

14. Ditën e dytë marshuan vetëm një herë rreth qytetit dhe pastaj u kthyen në kamp. Kështu vepruan gjashtë ditë me radhë.

15. Por ditën e shtatë u ngritën herët, në agim, dhe marshuan rreth qytetit në të njëjtën mënyrë shtatë herë; vetëm atë ditë marshuan shtatë herë rreth qytetit.

16. Herën e shtatë, kur priftërinjtë u ranë borive, Jozueu i tha popullit: "Bërtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!

17. Qyteti do të shfaroset, ai dhe çdo gjë që është në të. Vetëm prostituta Rehab do të shpëtojë, ajo dhe gjithë ata që janë bashkë me të në shtëpi, sepse ajo fshehu vëzhguesit që ne kishim dërguar.

18. Por ju kini shumë kujdes lidhur me atë që është caktuar të shfaroset, që të mos jeni ju vetë të mallkuar, duke marrë diçka që është caktuar të shfaroset, dhe ta bëni kështu kampin e Izraelit të mallkuar, duke tërhequr mbi të fatkeqësi.

19. Por i gjithë argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjtërohen Zotit; do të hyjnë në thesarin e Zotit".

20. Populli, pra, bërtiti kur priftërinjtë u ranë borive; dhe ndodhi që, kur populli dëgjoi tingullin e borive, nxori një britmë të madhe dhe muret u rrëzuan duke u shëmbur. Populli u ngjit në qytet, secili drejt, përpara, dhe e shtiu në dorë atë.

21. Dhe shfarosën gjithçka ishte në qytet, duke vrarë me shpatë burra e gra, fëmijë dhe pleq e madje qe, dele dhe gomarë.

22. Pastaj Jozueu u tha dy burrave që kishin vëzhguar vendin: "Shkoni në shtëpinë e asaj prostitute dhe nxirrni jashtë gruan dhe tërë ato gjëra që i përkasin asaj, siç i jeni betuar".

23. Atëherë të rinjtë që kishin vëzhguar vendin shkuan dhe nxorën jashtë Rahabin, të atin, të ëmën, të vëllezërit dhe gjithçka i përkiste asaj; kështu nxorën jashtë të gjithë të afërmit e saj dhe i lanë jashtë kampit të Izraelit.

24. Pastaj i vunë zjarrin qytetit dhe tërë gjërave që ai përmbante; morën vetëm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, që i vunë në thesarin e shtëpisë së Zotit.

25. Por Jozueu e la të gjallë prostitutën Rahab, familjen e atit të saj dhe gjithçka që i përkiste; kështu që ajo banoi në mes të Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit që Jozueu kishte dërguar për të vëzhguar Jerikon.

26. Atë ditë Jozueu u betua duke thënë: "Qoftë i mallkuar para Zotit ai njeri që do të ngrihet të rindërtojë qytetin e Jerikos! Ai do të hedhë themelet mbi të parëlindurin e tij, dhe do t'i lartojë portat mbi birin e tij më të vogël".

27. Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u përhap në të gjithë vendin.

About Jozueu Chapter 6

Read Jozueu Chapter 6 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Jozueu in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Jozueu
Chapter: 6
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Jozueu. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Jozueu Chapter 6 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Jozueu Chapter 6?

Jozueu Chapter 6 is part of the Book of Jozueu in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Jozueu Chapter 6 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 2
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 8
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from jozueu

  1. Jozueu Chapter 2
  2. Jozueu Chapter 8
  3. Jozueu Chapter 21
  4. Jozueu Chapter 3
  5. Jozueu Chapter 20
  6. Jozueu Chapter 16
  7. Jozueu Chapter 19

Related Chapters & Readings

  1. Mateu Chapter 10
  2. 2 Samuelit Chapter 23
  3. 1 Mbretërve Chapter 16
  4. Amosi Chapter 9
  5. Zbulesa Chapter 4
  6. Numrat Chapter 20
  7. Jeremia Chapter 45
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *