Read Zbulesa Chapter 12 Online
Read Zbulesa Chapter 12 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zbulesa in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Zbulesa and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Zbulesa 12
Kapitulli 12
1. Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diellin, dhe me hënën poshtë këmbëve të saj, dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.
2. Ishte shtatzënë e bërtiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes.
3. Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora.
4. Dhe bishti i tij tërhiqte pas vetes të tretën pjesë te yjeve të qiellit dhe i hodhi mbi tokë. Dhe dragoi qëndroi përpara gruas që ishte gati për të lindur, për të gllabëruar birin e saj kur ta kishte lindur.
5. Dhe ajo lindi një bir mashkull, i cili duhet të qeverisë gjithë kombet me skeptër të hekurt; dhe biri i saj u rrëmbye pranë Perëndisë dhe fronit të tij.
6. Dhe gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte vend të përgatitur nga Perëndia, që të ushqehet atje një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
7. Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan,
8. por nuk fituan, e nuk u gjet më për ta vend në qiell.
9. Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djall, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij.
10. Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell që thoshte: “Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste përpara Perëndisë tonë ditë e natë.
11. Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.
12. Prandaj gëzohuni, o qiej, dhe ju që rrini në ta. Mjerë ju banorë të tokës e të detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë.”
13. Dhe, kur dragoi pa se u hodh për tokë, përndoqi gruan që lindi birin mashkull.
14. Dhe iu dhanë gruas dy krahët e shqiponjës së madhe, që të fluturojë në shkretëtirë në vendin e saj, ku të ushqehet një kohë, disa kohë dhe gjysmën e një kohe, larg pranisë së gjarprit.
15. Atëherë gjarpri qiti nga goja e tij ujë si një lumë prapa gruas, që atë ta merrte lumi,
16. dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e vet dhe përpiu lumin që dragoi kishte nxjerrë nga goja e vet.
17. Dhe dragoi u zemërua kundër gruas dhe shkoi të bëjë luftë me të tjerët, pasardhjes së saj, të atyre që i ruajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu Krishtit.
About Zbulesa Chapter 12
Read Zbulesa Chapter 12 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zbulesa in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Zbulesa
Chapter: 12
Testament: New Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Zbulesa. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Zbulesa Chapter 12 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Zbulesa Chapter 12?
Zbulesa Chapter 12 is part of the Book of Zbulesa in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Zbulesa Chapter 12 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Re
- Luka Chapter 18
- Luka Chapter 11
- Luka Chapter 1
- Luka Chapter 2
- Luka Chapter 5
- Luka Chapter 14
- Luka Chapter 7
Explore More from zbulesa
- Zbulesa Chapter 8
- Zbulesa Chapter 17
- Zbulesa Chapter 10
- Zbulesa Chapter 9
- Zbulesa Chapter 7
- Zbulesa Chapter 2
- Zbulesa Chapter 4