Read Zbulesa Chapter 8 Online
Read Zbulesa Chapter 8 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zbulesa in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Zbulesa and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Zbulesa 8
Kapitulli 8
1. Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë orë.
2. Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Perëndisë, dhe atyre u dha shtatë bori.
3. Pastaj erdhi një engjëll tjetër që kishte një temianicë ari dhe ndaloi pranë altarit; dhe iu dha shumë erë e këndshme që t’ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.
4. Dhe tymi i erëve të këndshme, të ofruara me lutjet e shenjtorëve, u ngrit përpara Perëndisë nga dora e engjëllit.
5. Pastaj enjëlli mori temianicën, e mbushi nga zjarri i altarit dhe e hodhi mbi dhe; dhe u bënë zëra, bubullima, vetima dhe një tërmet.
6. Dhe të shtatë engjëjt që kishin të shtatë boritë u bënë gati t’i bien borisë.
7. Engjëlli i parë i ra borisë, dhe u bë breshër e zjarr, i përzier me gjak, dhe u hodhën mbi dhe; dhe e treta e pemëve u dogj tërësisht, dhe çdo bar i njomë u dogj tërësisht.
8. Dhe engjëlli i dytë i ra borisë dhe diçka si një mal i madh që digjet nga zjarri u hodh në det, dhe e treta e detit u bë gjak;
9. dhe e treta e krijesave që rrojnë në det ngordhi, dhe e treta e anijeve u shkatërruan.
10. Dhe i treti engjëll i ra borisë, dhe ra nga qielli një yll i madh që digjej si pishtar, dhe ra mbi pjesën e tretë të lumenjve dhe mbi burimet e ujërave.
11. Dhe emri i yllit është "pelin" dhe e treta e ujërave u bë pelin; dhe shumë njerëz vdiqën për shkak të këtyre ujërave, sepse u bënë të hidhura.
12. Dhe i katërti engjëll i ra borisë, dhe u godit pjesa e tret e diellit dhe pjesa e tret e hënës dhe pjesa e tret e yjeve, që të errësohej e treta e tyre dhe e treta e ditës e humbi shkëlqimin e saj, kështu edhe nata.
13. Dhe pashë, dhe dëgjova një engjëll që fluturonte në mes të qiellit dhe thoshte me zë të madh: “Mjerë, mjerë, mjerë atyre që banojnë mbi dhe, për shkak të të rënave të tjera të borive që të tre engjëjtë do t’i bien.”
About Zbulesa Chapter 8
Read Zbulesa Chapter 8 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zbulesa in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Zbulesa
Chapter: 8
Testament: New Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Zbulesa. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Zbulesa Chapter 8 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Zbulesa Chapter 8?
Zbulesa Chapter 8 is part of the Book of Zbulesa in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Zbulesa Chapter 8 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Re
- Luka Chapter 18
- Luka Chapter 11
- Luka Chapter 1
- Luka Chapter 2
- Luka Chapter 5
- Luka Chapter 14
- Luka Chapter 7
Explore More from zbulesa
- Zbulesa Chapter 9
- Zbulesa Chapter 3
- Zbulesa Chapter 4
- Zbulesa Chapter 13
- Zbulesa Chapter 5
- Zbulesa Chapter 1
- Zbulesa Chapter 6