Zbulesa Chapter 14

For English

Read Zbulesa Chapter 14 Online

Read Zbulesa Chapter 14 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zbulesa in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Zbulesa and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Zbulesa 14

Kapitulli 14

1. Pastaj pashë Qengjin që rrinte në këmbë në mal të Sionit, dhe bashkë me të ishin njëqind e dyzet e katër mijë njerëz, që e kishin të shkruar mbi ballin e tyre emrin e tij dhe emrin e Atit të tij.

2. Dhe dëgjova pastaj një zë nga qielli si ushtima e shumë ujërave dhe si gjëmimi i një bubullime të madhe; dhe zëri që dëgjova ishte si ai i kitaristëve që u bien qesteve së tyre.

3. Ata këndonin një këngë të ri përpara fronit, përpara katër qenjeve të gjalla dhe përpara pleqve; dhe asnjë nuk mund ta mësonte kantikun përveç të njëqind e dyzet e katër mijëve, që ishin shpenguar nga toka.

4. Këta janë ata që nuk janë ndotur me femra; janë në fakt të virgjër. Këta janë ata që ndjekin Qengjit, kudo që të shkojë ai; këta u shpenguan ndër njerezit, që të jenë të parat fruta për Perëndinë dhe Qengjin.

5. Edhe në gojë të tyre nuk u gjet gënjeshtër, sepse janë të paqortueshëm përpara fronit të Perëndisë.

6. Pastaj pashë një engjëll tjetër që fluturonte në mes të qiellit dhe që kishte ungjillin e përjetshëm, që t’ua predikojë banorëve të dheut dhe çdo kombi, dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli,

7. dhe thoshte me zë të madh: “Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi; adhuroni atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujërave.”

8. Pastaj një tjetër ëngjëll shkoi pas tyre, duke thënë: “Ra, ra Babilona, qyteti i madh që u ka dhënë të pinë të gjithë kombeve verën e zemërimit të kurvërimit të saj.”

9. Një engjëll i tretë shkoi pas tyre duke thënë me zë të madh: “Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet,

10. do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë, që është derdhur e papërzier në kupën e zemërimit të tij dhe do të mundohet me zjarr e squfur përpara engjëjve të shenjtë dhe përpara Qengjit.

11. Dhe tymi i mundimit të tyre ngjitet në shekuj të shekujve, dhe nuk do të kenë prehje ditë e natë ata që adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj.”

12. Këtu është qëndrueshmëria e shenjtorëve; këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.

13. Pastaj dëgjova nga qielli një zë që më thoshte: “Shkruaj: Lum të vdekurit që këtej e tutje vdesin në Zotin; po, thotë Fryma, që të prehen nga mundimet e tyre; dhe veprat e tyre t’i ndjekin.”

14. Pastaj pashë një re të bardhë, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur një i ngjashëm me një Bir njeriu, i cili kishte mbi krye një kurorë të artë dhe në dorë një drapër të mprehtë.

15. Një engjëll tjetër doli nga tempulli, duke i thirrur me zë të madh atij që ulej mbi re: “Vër dorë mbi drapërin tënd dhe korr, sepse ora e të korrurit ka ardhur dhe të korrat e dheut janë pjekur.”

16. Atëherë ai që ulej mbi re e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe dheu u korr.

17. Pastaj një engjëll tjetër doli nga tempulli që është në qiell, duke mbajtur dhe ai një drapër të mprehtë.

18. Dhe një engjëll tjetër, që kishte pushtet mbi zjarrin, doli nga altari dhe i thirri me zë të madhe atij që kishte drapërin e mprehtë, duke thënë: “Vëre në punë drapërin tënd të mprehtë dhe vil bistakët e vreshtit të dheut, sepse rrushi i tyre është pjekur.”

19. Atëherë engjëlli e lëshoi drapërin e tij mbi tokë dhe voli vreshtin e dheut dhe hodhi rrushin në vozën e madhe të zemërimit të Perëndisë.

20. Dhe voza u shtrydh jashtë qytetit dhe nga voza doli gjak deri te frerët e kuajve, për njëmijë e gjashtëqind stade.

About Zbulesa Chapter 14

Read Zbulesa Chapter 14 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zbulesa in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Zbulesa
Chapter: 14
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Zbulesa. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Zbulesa Chapter 14 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Zbulesa Chapter 14?

Zbulesa Chapter 14 is part of the Book of Zbulesa in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Zbulesa Chapter 14 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Re

  1. Luka Chapter 18
  2. Luka Chapter 11
  3. Luka Chapter 14
  4. Luka Chapter 2
  5. Luka Chapter 1
  6. Luka Chapter 9
  7. Luka Chapter 17

Explore More from zbulesa

  1. Zbulesa Chapter 20
  2. Zbulesa Chapter 1
  3. Zbulesa Chapter 12
  4. Zbulesa Chapter 10
  5. Zbulesa Chapter 18
  6. Zbulesa Chapter 7
  7. Zbulesa Chapter 15

Related Chapters & Readings

  1. Jobi Chapter 12
  2. Eksodi Chapter 19
  3. 1 Mbretërve Chapter 3
  4. Psalmet Chapter 112
  5. Jobi Chapter 14
  6. Numrat Chapter 16
  7. Psalmet Chapter 86
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *