2 Mbretërve Chapter 20

For English

Read 2 Mbretërve Chapter 20 Online

Read 2 Mbretërve Chapter 20 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Mbretërve in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 2 Mbretërve and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

2 Mbretërve 20

Kapitulli 20

1. Në ato ditë Ezekia u sëmur për vdekje. Atëherë profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kështu flet Zoti: "Rregullo shtëpinë tënde, sepse ke për të vdekur dhe nuk ke për t'u shëruar"".

2. Atëherë ai ktheu fytyrën nga muri dhe iu lut Zotit, duke thënë:

3. "Të lutem shumë, o Zot, mos harro si kam ecur para teje me besnikëri dhe me zemër të pastër, duke bërë atë që është e mirë për sytë e tu". Pastaj Ezekia shpërtheu në vaj.

4. Isaia nuk kishte arritur akoma në oborrin qendror, kur fjala e Zotit iu drejtua, duke i thënë:

5. "Kthehu prapa dhe i thuaj Ezekias, princit të popullit tim: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Davidit, atit tënd: Kam dëgjuar lutjen tënde dhe kam parë lotët e tu; ja, unë po të shëroj; ditën e tretë do të ngjitesh në shtëpinë e Zotit.

6. Do t'i shtoj pesëmbëdhjetë vjet jetës sate, do të të çliroj ty dhe këtë qytet nga duart e mbretit të Asirisë dhe do ta mbroj këtë qytet për dashurinë që kam ndaj vetes dhe ndaj Davidit, shërbëtorit tim"".

7. Pastaj Isaia tha: "Merrni një jaki fiqsh". Kështu ata e morën dhe e vunë mbi ulçerën, dhe mbreti u shërua.

8. Por Ezekia i tha Isait: Cila është shenja që Zoti do të më shërojë dhe që ditën e tretë do të ngjitem në shtëpinë e Zotit?".

9. Atëherë Isaia iu përgjigj: "Kjo është për ty shenja nga ana e Zotit që Zoti do të plotësojë atë që ka thënë: A dëshiron që hieja të shkojë përpara dhjetë shkallëza ose të kthehet prapa dhjetë shkallëza?".

10. Ezekia u përgjigj: "Éshtë lehtë për hijen të shkojë përpara dhjetë shkallëza. Jo! Më mirë hieja të shkojë prapa dhjetë shkallëza".

11. Atëherë profeti Isai kërkoi ndihmën e Zotit, që bëri hijen të kthehej prapa dhjetë shkallëzat që i kishte zënë në shkallën e Ashazit.

12. Në atë kohë Berodak-Baladani, bir i Baladanit, mbret i Babilonisë, i dërgoi letra dhe një dhuratë Ezekias, sepse kishte dëgjuar që Ezekia kishte qenë i sëmurë.

13. Ezekia priti në audiencë të dërguarit dhe u tregoi tërë shtëpinë e thesarit të tij: argjendin, arin, aromat, vajrat shumë të mira, arsenalin e tij dhe të gjitha gjërat që ndodheshin në magazinat e tij. Nuk pati asgjë në shtëpinë e tij dhe në të gjitha pronat e tij që Ezekia nuk ua tregoi atyre.

14. Atëherë profeti Isaia shkoi te mbreti Ezekia dhe i tha: "Çfarë thanë ata njerëz dhe nga kanë ardhur te ti?". Ezekia iu përgjigj: "Kanë ardhur nga një vend i largët, nga Babilonia".

15. Isaia i tha: "Çfarë kanë parë në shtëpinë tënde?". Ezekia u përgjigj: "Kanë parë të gjitha ato që ka shtëpia ime; u tregova edhe ato gjëra që janë në magazinat e mia".

16. Atëherë Isaiai i tha Ezekias: "Dëgjo fjalën e Zotit:

17. "Ja, do të vijnë ditët, kur tërë ato që ka shtëpia jote dhe tërë ato që etërit e tu kanë grumbulluar deri më sot, do të çohen në Babiloni; asgjë nuk do të lihet, thotë Zoti.

18. Përveç kësaj, disa nga bijtë e tu, që kanë dalë nga ti dhe që të kanë lindur, do të bëhen eunukë në pallatin e mbretit të Babilonisë"".

19. Ezekia iu përgjigj pastaj Isaias: "Fjala e Zotit që ti ke shqiptuar është e mirë". Në fakt ai mendonte: "A nuk është një gjë e bukur që të ketë paqe dhe siguri gjatë jetës sime?".

20. Pjesa tjetër e bëmave të Ezekias dhe të gjitha trimëritë e tij, ndërtimi i rezervuarit dhe i ujësjellësit, me anën e të cilëve pruri ujin në qytet, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?

21. Pastaj Ezekian e zuri gjumi me etërit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Manasi.

About 2 Mbretërve Chapter 20

Read 2 Mbretërve Chapter 20 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Mbretërve in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 2 Mbretërve
Chapter: 20
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 2 Mbretërve. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 2 Mbretërve Chapter 20 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 2 Mbretërve Chapter 20?

2 Mbretërve Chapter 20 is part of the Book of 2 Mbretërve in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 2 Mbretërve Chapter 20 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 2-mbreterve

  1. 2 Mbretërve Chapter 18
  2. 2 Mbretërve Chapter 23
  3. 2 Mbretërve Chapter 22
  4. 2 Mbretërve Chapter 2
  5. 2 Mbretërve Chapter 12
  6. 2 Mbretërve Chapter 11
  7. 2 Mbretërve Chapter 4

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. Jobi Chapter 18
  2. Mikea Chapter 3
  3. Psalmet Chapter 131
  4. 2 Kronikave Chapter 18
  5. 2 Samuelit Chapter 11
  6. Psalmet Chapter 118
  7. Psalmet Chapter 116

Related Chapters & Readings

  1. Ligji i Përtërirë Chapter 23
  2. Gjoni Chapter 17
  3. 2 Mbretërve Chapter 25
  4. Fjalët e urta Chapter 29
  5. Ruthi Chapter 3
  6. Jeremia Chapter 10
  7. Veprat e Apostujve Chapter 3
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *