Hebrenjve Chapter 2

For English

Read Hebrenjve Chapter 2 Online

Read Hebrenjve Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Hebrenjve in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Hebrenjve and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Hebrenjve 2

Kapitulli 2

1. Prandaj ne duhet t’u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.

2. Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë,

3. si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,

4. ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.

5. Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,

6. por dikush dëshmoi diku duke thënë: “Ç’është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?

7. Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;

8. Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij.” Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij,

9. por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.

10. Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.

11. Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t’i quajë vëllezër,

12. duke thënë: “Vëllezërve të mi do t’ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës.”

13. Edhe më: “Do të shpresoj në të.” Dhe përsëri: “Ja unë, dhe fëmijët që m’i dha Perëndia.”

14. Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,

15. edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.

16. Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.

17. Prandaj ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t’u bërë pajtim për mëkatet e popullit.

18. sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t’u vijë në ndihmë atyre që tundohen.

About Hebrenjve Chapter 2

Read Hebrenjve Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Hebrenjve in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Hebrenjve
Chapter: 2
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Hebrenjve. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Hebrenjve Chapter 2 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Hebrenjve Chapter 2?

Hebrenjve Chapter 2 is part of the Book of Hebrenjve in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Hebrenjve Chapter 2 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Re

  1. Luka Chapter 18
  2. Luka Chapter 11
  3. Luka Chapter 1
  4. Luka Chapter 2
  5. Luka Chapter 5
  6. Luka Chapter 14
  7. Luka Chapter 7

Explore More from hebrenjve

  1. Hebrenjve Chapter 8
  2. Hebrenjve Chapter 13
  3. Hebrenjve Chapter 9
  4. Hebrenjve Chapter 6
  5. Hebrenjve Chapter 3
  6. Hebrenjve Chapter 1
  7. Hebrenjve Chapter 5

Related Chapters & Readings

  1. Eksodi Chapter 9
  2. Zbulesa Chapter 21
  3. Psalmet Chapter 51
  4. Hebrenjve Chapter 5
  5. 1 Kronikave Chapter 10
  6. Psalmet Chapter 86
  7. 2 Selanikasve Chapter 2
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *