Psalmet Chapter 55

For English

Read Psalmet Chapter 55 Online

Read Psalmet Chapter 55 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Psalmet in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Psalmet and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Psalmet 55

Kapitulli 55

1. O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.

2. Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,

3. për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.

4. Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.

5. Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.

6. Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.

7. Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)

8. Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".

9. Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.

10. Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.

11. Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.

12. Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij.

13. Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.

14. Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.

15. I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.

16. Sa për mua, do t'i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.

17. Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim.

18. Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.

19. Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t'i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)

20. Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.

21. Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.

22. Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.

23. Por ti, o Perëndi, do t'i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.

About Psalmet Chapter 55

Read Psalmet Chapter 55 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Psalmet in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Psalmet
Chapter: 55
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Psalmet. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Psalmet Chapter 55 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Psalmet Chapter 55?

Psalmet Chapter 55 is part of the Book of Psalmet in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Psalmet Chapter 55 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 8
  3. Osea Chapter 5
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 6
  6. Osea Chapter 2
  7. Osea Chapter 7

Explore More from Psalmet

  1. Psalmet Chapter 100
  2. Psalmet Chapter 58
  3. Psalmet Chapter 14
  4. Psalmet Chapter 28
  5. Psalmet Chapter 68
  6. Psalmet Chapter 84
  7. Psalmet Chapter 72

Related Chapters & Readings

  1. Zbulesa Chapter 18
  2. 2 Mbretërve Chapter 14
  3. 1 Mbretërve Chapter 5
  4. 1 Kronikave Chapter 7
  5. Isaia Chapter 56
  6. Veprat e Apostujve Chapter 22
  7. Psalmet Chapter 6
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *