Danieli Chapter 10

For English

Read Danieli Chapter 10 Online

Read Danieli Chapter 10 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Danieli in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Danieli and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Danieli 10

Kapitulli 10

1. Në vitin e tretë të Kirit, mbretit të Persisë, një fjalë iu njoftua Danielit, që quhej Beltshatsar. Kjo fjalë është e vërtetë dhe konflikti i gjatë. Ai e kuptoi fjalën dhe e mori vesh vegimin.

2. Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota.

3. Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota.

4. Ditën e njëzetekatërt të muajit të parë, ndërsa isha në bregun e lumit të madh, që është Tigri,

5. ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, një njeri i veshur me rroba liri, me një brez të artë të Ufazit.

6. Trupi i tij ishte i ngjashëm me topazin, fytyra e tij kishte pamjen e rrufesë, sytë e tij ishin si pishtarë flakërues, krahët e tij dhe këmbët e tij dukeshin si prej bronzi të llustruar dhe tingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme.

7. Vetëm unë, Danieli, pashë vegimin, kurse njerëzit që ishin me mua nuk e panë vegimin, por një tmerr i madh ra mbi ta dhe ata ia mbathën që të fshihen.

8. Kështu mbeta vetëm të vërej këtë vegim të madh. Nuk më mbeti kurrfarë force; çehrja e bukur ndryshoi në të zbehtë dhe forcat e mia u ligështuan.

9. Megjithatë dëgjova zërin e fjalëve të tij; por, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij, rashë në një gjumë të thellë me fytyrë për tokë.

10. Por ja, një dorë më preku dhe bëri që unë të rri duke u dridhur i tëri mbi gjunjët dhe mbi pëllëmbët e duarve.

11. Pastaj më tha: "Daniel, njeri shumë i dashur, kupto fjalët që po të them dhe çohu më këmbë, sepse tani më kanë dërguar te ti". Kur më tha këtë fjalë, unë u çova më këmbë duke u dridhur i tëri.

12. Atëherë ai më tha: "Mos ki frikë, Daniel, sepse që ditën e parë që vendose në zemrën tënde të kuptoje dhe të përuleshe para Perëndisë tënd, fjalët e tua u dëgjuan dhe unë erdha si përgjigje e fjalëve të tua.

13. Por princi i mbretërisë së Persisë më kundërshtoi njëzetenjë ditë; por ja, Mikaeli, një nga princat e parë, më erdhi në ndihmë, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisë.

14. Dhe tani kam ardhur të të bëj të kuptosh atë që do t'i ndodhë popullit tënd në mbarim të ditëve; sepse vegimi ka të bëjë me një kohë të ardhme".

15. Ndërsa më fliste në këtë mënyrë, ula fytyrën për tokë dhe mbylla gojën.

16. Dhe ja, dikush që i ngjante një biri njeriu më preku buzët. Atëherë hapa gojën, fola dhe i thashë atij që më rrint përpara: "Imzot, për këtë vegim më kanë zënë spazmat dhe fuqitë m'u ligështuan.

17. Dhe si mund të fliste një shërbëtor i tillë i zotit tim me një imzot të tillë, sepse tani fuqitë më kanë braktisur dhe më mungon madje edhe frymëmarrja?".

18. Atëherë ai që i ngjante një njeriu më preku përsëri dhe më dha fuqi,

19. dhe tha: "O njeri që të duan shumë, mos ki frikë, paqja është me ty; mblidh forcat e tua, po, mblidh forcat e tua". Mbasi më foli, unë fitova forcë dhe i thashë: "Le të flasë zoti im, sepse ti më ke dhënë forcë".

20. Pastaj më tha: "A e di përse kam ardhur këtu pranë teje? Tani do të kthehem të luftoj kundër princit të Persisë; dhe kur të dal, ja, do të vijë princi i Javanit.

21. Por unë do të të bëj të njohur atë që është shkruar në librin e së vërtetës; dhe nuk ka njeri që të sillet trimërisht me mua kundër tyre përveç Mikaelit, princit tuaj".

About Danieli Chapter 10

Read Danieli Chapter 10 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Danieli in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Danieli
Chapter: 10
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Danieli. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Danieli Chapter 10 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Danieli Chapter 10?

Danieli Chapter 10 is part of the Book of Danieli in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Danieli Chapter 10 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from danieli

  1. Danieli Chapter 3
  2. Danieli Chapter 4
  3. Danieli Chapter 6
  4. Danieli Chapter 5
  5. Danieli Chapter 12
  6. Danieli Chapter 1
  7. Danieli Chapter 9

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. Psalmet Chapter 29
  2. 2 Samuelit Chapter 13
  3. Zanafilla Chapter 21
  4. Fjalët e urta Chapter 9
  5. Isaia Chapter 35
  6. Numrat Chapter 30
  7. Eksodi Chapter 39

Related Chapters & Readings

  1. Veprat e Apostujve Chapter 10
  2. Zanafilla Chapter 45
  3. Levitiku Chapter 27
  4. Kolosianëve Chapter 4
  5. Ezekieli Chapter 40
  6. Psalmet Chapter 148
  7. 2 Mbretërve Chapter 6
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *