Psalmet Chapter 118

For English

Read Psalmet Chapter 118 Online

Read Psalmet Chapter 118 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Psalmet in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Psalmet and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Psalmet 118

Kapitulli 118

1. Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

2. Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

3. Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

4. Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

5. Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.

6. Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?

7. Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.

8. Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.

9. Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.

10. Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.

11. Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.

12. Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.

13. Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.

14. Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.

15. Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.

16. E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.

17. Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.

18. Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.

19. Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.

20. Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.

21. Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.

22. Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.

23. Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.

24. Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.

25. O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.

26. I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.

27. Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.

28. Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.

29. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

About Psalmet Chapter 118

Read Psalmet Chapter 118 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Psalmet in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Psalmet
Chapter: 118
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Psalmet. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Psalmet Chapter 118 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Psalmet Chapter 118?

Psalmet Chapter 118 is part of the Book of Psalmet in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Psalmet Chapter 118 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 8
  3. Osea Chapter 5
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 6
  6. Osea Chapter 2
  7. Osea Chapter 7

Explore More from Psalmet

  1. Psalmet Chapter 52
  2. Psalmet Chapter 105
  3. Psalmet Chapter 143
  4. Psalmet Chapter 150
  5. Psalmet Chapter 32
  6. Psalmet Chapter 25
  7. Psalmet Chapter 3

Related Chapters & Readings

  1. Kantiku i Kantikëve Chapter 8
  2. 1 Pjetrit Chapter 1
  3. Zanafilla Chapter 42
  4. Veprat e Apostujve Chapter 3
  5. Ezekieli Chapter 26
  6. Mateu Chapter 24
  7. 1 Mbretërve Chapter 5
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *