2 Samuelit Chapter 10

For English

Read 2 Samuelit Chapter 10 Online

Read 2 Samuelit Chapter 10 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Samuelit in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 2 Samuelit and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

2 Samuelit 10

Kapitulli 10

1. Mbas këtyre gjërave, mbreti i bijve të Amonit vdiq dhe biri i tij Hanun mbretëroi në vend të tij.

2. Davidi tha: "Unë dua të sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po atë dashamirësi që i ati tregoi ndaj meje". Kështu Davidi dërgoi shërbëtorët e tij për ta ngushëlluar për humbjen e atit. Por kur shërbëtorët e Davidit arritën në vendin e bijve të Amonit,

3. krerët e bijve të Amonit i thanë Hanunit, zotërisë së tyre: "Beson me të vërtetë që Davidi të ka dërguar njerëz për ngushëllim për të nderuar atin tënd? A nuk të ka dërguar përkundrazi shërbëtorët e tij për të vëzhguar qytetin, për të spiunuar dhe për të shkatërruar atë?".

4. Atëherë Hanuni i zuri shërbëtorët e Davidit, i detyroi të rruajnë gjysmën e mjekrës dhe të presin për gjysmë rrobat e tyre deri në vithe, pastaj i la të shkojnë.

5. I informuar për këtë ngjarje, Davidi dërgoi disa persona për t'i takuar, sepse këta njerëz e ndjenin veten shumë të turpëruar. Mbreti dërgoi t'u thonë: "Rrini në Jeriko sa t'ju rritet mjekra, pastaj do të ktheheni".

6. Kur bijtë Amonit e kuptuan që ishin bërë të urryer për Davidin, dërguan të rekrutojnë njëzet mijë këmbësorë te Sirët e Beth-Rehobit dhe te Sirët e Tsobas, një mijë njerëz të mbretit të Maakahut dhe dymbëdhjetë mijë nga njerëzit e Tobit.

7. Me të dëgjuar këtë lajm, Davidi dërgoi kundër tyre Joabin me gjithë ushtrinë e njerëzve trima.

8. Bijtë e Amonit dolën dhe u renditën për betejë në hyrjen e portës së qytetit, ndërsa Sirët e Tsobas dhe të Rehobit, dhe njerëzit e Tobit dhe të Maakahut u rreshtuan në fushë të hapur.

9. Kur Joabi e kuptoi se kundër tij ishin dy fronte beteje, njeri nga përpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njerëzit më të mirë të Izraelit dhe i renditi për betejë kundër Sirëve;

10. Pjesën tjetër të njerëzve e la në duart e vëllait të tij Abishai për t'i renditur kundër bijve të Amonit.

11. Pastaj i tha: "Në qoftë se Sirët janë më të fortë se unë, ti do të më vish në ndihmë; por në qoftë se bijtë e Amonit janë më të fortë se ti, atëherë unë do të të vij në ndihmë.

12. Tregohu guximtar dhe të jemi të fortë për të mbrojtur popullin tonë dhe qytetet e Perëndisë tonë; dhe Zoti të bëjë atë që i pëlqen".

13. Pastaj Joabi me gjithë njerëzit e tij ecën përpara për të luftuar kundër Sirëve; por këta ikën para tij.

14. Kur bijtë e Amonit panë që Sirët kishin ikur, ua mbathën edhe ata para Abishait dhe hynë përsëri në qytet. Atëherë Joabi u kthye nga ekspedita kundër bijve të Amonit dhe erdhi në Jeruzalem.

15. Kur Sirët panë që ishin mundur nga Izraeli, u mblodhën të tërë.

16. Hadadezeri dërgoi lajmëtarë për të sjellë Sirët që ishin matanë Lumit. Ata arritën në Helam, me komandantin e ushtrisë të Hadedezerit, Shobakun, në krye.

17. Kur Davidi u njoftua për këtë gjë, mblodhi tërë Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti në Helam. Sirët u radhitën kundër Davidit dhe nisën betejën.

18. Por Sirët ua mbathën përpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga Sirët njerëzit e shtatëqind qerreve dhe dyzet mijë kalorës, goditi Shobakun, komandantin e ushtrisë së tyre, i cili vdiq në atë vend.

19. Kur tërë mbretërit vasalë të Hadadezerit e panë që ishin mundur nga Izraeli, bënë paqe me Izraelin dhe iu nënshtruan atij. Kështu Sirët patën frikë të ndihmonin akoma bijtë e Amonit.

About 2 Samuelit Chapter 10

Read 2 Samuelit Chapter 10 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Samuelit in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 2 Samuelit
Chapter: 10
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 2 Samuelit. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 2 Samuelit Chapter 10 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 2 Samuelit Chapter 10?

2 Samuelit Chapter 10 is part of the Book of 2 Samuelit in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 2 Samuelit Chapter 10 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 2-samuelit

  1. 2 Samuelit Chapter 1
  2. 2 Samuelit Chapter 14
  3. 2 Samuelit Chapter 17
  4. 2 Samuelit Chapter 9
  5. 2 Samuelit Chapter 22
  6. 2 Samuelit Chapter 19
  7. 2 Samuelit Chapter 12

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. Jobi Chapter 34
  2. Habakuku Chapter 3
  3. Predikuesi Chapter 5
  4. Psalmet Chapter 50
  5. Isaia Chapter 49
  6. Nehemia Chapter 4
  7. Ezekieli Chapter 24

Related Chapters & Readings

  1. Marku Chapter 16
  2. Isaia Chapter 9
  3. Gjyqtarët Chapter 21
  4. Gjyqtarët Chapter 4
  5. Sofonia Chapter 1
  6. Marku Chapter 2
  7. Eksodi Chapter 2
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *