Nehemia Chapter 11

For English

Read Nehemia Chapter 11 Online

Read Nehemia Chapter 11 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Nehemia in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Nehemia and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Nehemia 11

Kapitulli 11

1. Krerët e popullit u vendosën në Jeruzalem; pjesa tjetër e popullit hodhi me short që një në çdo dhjetë veta të vinte të banonte në Jerualem, në qytetin e shenjtë; nëntë të dhjetat e tjerë duhet të qëndronin përkundrazi në qytetet e tjera.

2. Populli bekoi tërë ata që spontanisht u ofruan të banojnë në Jeruzalem.

3. Këta janë krerët e provincës që u vendosën në Jeruzalem, (por në qytetet e Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet: Izraelitët, priftërinjtë, Levitët, Nethinejtë, dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit).

4. Në Jeruzalem u vendosën një pjesë e bijve të Judës dhe të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Atahiahu, bir i Uziahut, bir i Zakarias, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalaleelit, nga bijtë e Peretsit,

5. dhe Maaseja, bir i Barukut, bir i Kol-Hozehut, bir i Hazajahut, bir i Adajahut, bir i Jojaribit, bir i Zakarias, bir i Shilonitit.

6. Shuma e bijve të Peretsit që u vendosën në Jeruzalem: katërqind e gjashtëdhjetë e tetë trima.

7. Këta janë bijtë e Beniaminit: Salu, bir i Mashulamit, bir i Joedit, bir i Pedajahut, bir i Kolajahut, bir i Maasejahut, bir i Ithielit, bir i Isaias;

8. mbas tij, Gabai dhe Sallai; gjithsej, nëntëqind e njëzet e tetë.

9. Joeli, bir i Zikrit, ishte i pari i tyre, dhe Juda, bir i Senuahut, ishte shefi i dytë i qytetit.

10. Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit dhe Jakini,

11. Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, ishte i pari i shtëpisë së Perëndisë,

12. vëllezërit e tyre të caktuar me punë në tempull ishin tetëqind e njëzet e dy veta; dhe Adajahu, biri Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amtsit, bir i Zakarias, bir i Pashhurit, bir i Malkijahut

13. dhe vëllezërit e tij, të parët e shtëpive atërore, ishin gjithsej dyqind e dyzet e dy veta; dhe Amashaai, bir i Azareelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemothit, bir i Imerit,

14. dhe vëllezërit e tyre, burra trima, ishin njëqind e njëzet e tetë veta. Zabdieli, bir i Gedolimit, ishte i pari i tyre.

15. Nga Levitët: Shemajahu, bir i Hashshubit, bir i Hazrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit,

16. Shabethai dhe Jozabadi, të caktuar në shërbimin e jashtëm të shtëpisë së Perëndisë, midis krerëve të Levitëve;

17. dhe Mataniahu, bir i Mikas, bir i Zabdiut, bir i Asafit, që fillonte lëvdimet gjatë lutjes, i pari dhe Bakbukiahu, i dyti ndër vëllezërit e tij, dhe Abda, bir i Shamuas, bir i Galalit, bir i Jeduthunit.

18. Shuma e Levitëve në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër veta.

19. Derëtarët: Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre, rojtarë të portave: njëqind e shtatëdhjetë e dy veta.

20. Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e Levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet.

21. Nethinejtë u vendosën mbi Ofelin; Tsiha dhe Gishpa ishin në krye të Nethinejve.

22. Kryetari i Levitëve në Jeruzalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut, bir i Mikas, nga bijtë e Asafit, që ishin këngëtarët e caktuar për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë.

23. Përsa u përket atyre, në fakt mbreti kishte dhënë urdhër që çdo ditë t'i jepej këngëtarëve një furnizim i caktuar

24. Pethahiahu, bir i Meshezabeelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte i deleguari i mbretit për të gjitha punët e popullit.

25. Përsa u përket fshatrave me fushat e tyre, disa nga bijtë e Judës u vendosën në Kirjath-Arba dhe në fshatrat e tij, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabseel dhe në fshatrat e tij,

26. në Jeshua, në Moladah, në Beth-Peleth,

27. në Atsar-Shual, në Beer-Sheba dhe në fshatrat e tij,

28. në Tsiklag, në Mekona dhe në fshatrat e tij,

29. në En-Rimon, në Tsorah, në Jarmuth,

30. në Zanoah, në Adullam dhe në fshatrat e tyre, në Lakish dhe në fushat e tij, në Azekah dhe në fshatrat e tij. U vendosën në Beer-Sheba deri në luginën e Hinomit.

31. Bijtë e Beniaminit u vendosën në Geba, në Mikmash, në Aijah, në Bethel dhe në fshatrat e tyre,

32. në Anathoth, në Nob, në Ananiah,

33. në Atsor, në Ramah, në Gitaim,

34. në Hadid, në Tseboim, në Nebalat,

35. në Lod dhe në Ono, në luginën e artizanëve.

36. Disa divizione të Levitëve të Judës u bashkuan në Beniamin.

About Nehemia Chapter 11

Read Nehemia Chapter 11 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Nehemia in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Nehemia
Chapter: 11
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Nehemia. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Nehemia Chapter 11 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Nehemia Chapter 11?

Nehemia Chapter 11 is part of the Book of Nehemia in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Nehemia Chapter 11 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 2
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 8
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from nehemia

  1. Nehemia Chapter 9
  2. Nehemia Chapter 2
  3. Nehemia Chapter 12
  4. Nehemia Chapter 2
  5. Nehemia Chapter 2
  6. Nehemia Chapter 13
  7. Nehemia Chapter 10

Related Chapters & Readings

  1. Isaia Chapter 41
  2. Jozueu Chapter 5
  3. Jobi Chapter 4
  4. 1 Gjonit Chapter 5
  5. Gjoni Chapter 12
  6. Mateu Chapter 22
  7. Zanafilla Chapter 12
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *