Read Eksodi Chapter 40 Online
Read Eksodi Chapter 40 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Eksodi in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Eksodi and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Eksodi 40
Kapitulli 40
1. Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
2. "Ditën e parë të muajit të parë do të ngresh tabernakullin, çadrën e mbledhjes.
3. Do të vendosësh atje arkën e dëshmisë dhe do ta fshehësh arkën me një vel.
4. Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.
5. Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.
6. Do ta vësh altarin e olokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.
7. Do ta vendosësh legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh ujë në të.
8. Do t'i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.
9. Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.
10. Do të vajosh altarin e olokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.
11. Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.
12. Pastaj do të afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do t'i lash me ujë.
13. Do ta veshësh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtërosh, që të më shërbejë si prift.
14. Do të afrosh edhe bijtë e tij dhe do t'i veshësh me tunika,
15. do t'i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t'u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".
16. Moisiu ashtu veproi; bëri pikërisht të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.
17. Kështu ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, u ndërtua tabernakulli.
18. Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dërrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.
19. Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
20. Pastaj mori dëshminë dhe e vendosi brenda arkës, u vuri shtizat unazave të arkës, dhe e vuri pajtuesin mbi arkë;
21. e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
22. Vendosi gjithashtu tryezën në çadrën e mbledhjes, në krahun verior të tabernakullit, jashtë velit.
23. Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
24. Pastaj vuri shandanin në çadrën e mbledhjes, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit;
25. dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
26. Pastaj vuri altarin e artë në çadrën e mbledhjes, përpara velit,
27. dhe mbi të dogji temjanin e parfumuar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
28. Vuri gjithashtu perden në hyrje të tabernakullit.
29. Pastaj vendosi altarin e olokausteve në hyrje të tabernakullit, të çadrës së mbledhjes, dhe mbi të ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
30. Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t'u larë.
31. Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët;
32. kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
33. Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.
34. Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.
35. Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.
36. Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin;
37. por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej.
38. Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?
About Eksodi Chapter 40
Read Eksodi Chapter 40 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Eksodi in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Eksodi
Chapter: 40
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Eksodi. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Eksodi Chapter 40 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Eksodi Chapter 40?
Eksodi Chapter 40 is part of the Book of Eksodi in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Eksodi Chapter 40 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Vjetër
Explore More from Eksodi
- Eksodi Chapter 4
- Eksodi Chapter 36
- Eksodi Chapter 7
- Eksodi Chapter 33
- Eksodi Chapter 24
- Eksodi Chapter 22
- Eksodi Chapter 26