Levitiku Chapter 1

For English

Read Levitiku Chapter 1 Online

Read Levitiku Chapter 1 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Levitiku in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Levitiku and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Levitiku 1

Kapitulli 1

1. Zoti thirri Moisiun dhe i foli nga çadra e mbledhjes, duke thënë:

2. "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell një ofertë për Zotin, sillni si fli tuajën një kafshë të marrë nga kopeja e bagëtisë së trashë ose të imët.

3. Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga kopeja, le të ofrojë një mashkull pa të meta; ta çojë në hyrjen e çadrës së mbledhjes me vullnetin e tij përpara Zotit.

4. Do të vërë pastaj dorën e tij mbi kokën e olokaustit, që do të pranohet në vend të tij, për të shlyer dënimin në vend të tij.

5. Pastaj do të therë demin e vogël para Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të sjellin gjakun dhe do ta spërkatin rreth e qark altarit, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes;

6. do ta rrjepë olokaustin dhe do ta presë në copa.

7. Dhe bijtë e priftit Aaron do të vënë zjarr mbi altar dhe do të sistemojnë drutë mbi zjarrin.

8. Pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të vendosin copat, kokën dhe dhjamin mbi drutë e vëna mbi zjarrin që gjendet mbi altarin;

9. por do t'i lajnë me ujë zorrët dhe këmbët, dhe prifti do të tymosë çdo gjë mbi altar, si një olokaust, një flijim që është bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

10. Në qoftë se oferta e tij është një olokaust nga kopeja: dele ose dhi, të ofrojë një mashkull pa të meta.

11. Do ta therë nga krahu verior i altarit, përpara Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.

12. Pastaj do ta presë në copa bashkë me kokën dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t'i vërë mbi drutë që ndodhen mbi zjarrin që është mbi altar;

13. por do t'i lajë zorrët dhe këmbët me ujë, dhe prifti do të paraqesë çdo gjë dhe do ta tymosë mbi altar. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

14. Në qoftë se ofrimi i tij për Zotin është një olokaust zogjsh, të sjellë turtuj ose pëllumba të rinj.

15. Prifti do t'i paraqesë në altar, do t'u këpusë kokën, do t'i tymosë këto mbi altar, dhe gjaku i tij do të rrjedhë mbi një krah të altarit.

16. Pastaj do t'u heqë gushën me gjithë puplat dhe do t'i hedhë pranë altarit, në drejtim të lindjes, në vendin e hirit.

17. Do t'i thyejë pastaj duke i mbajtur nga krahët, por pa i ndarë në dy pjesë, dhe prifti do t'i tymosë mbi altar, mbi drutë e vëna mbi zjarr. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin".

About Levitiku Chapter 1

Read Levitiku Chapter 1 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Levitiku in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Levitiku
Chapter: 1
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Levitiku. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Levitiku Chapter 1 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Levitiku Chapter 1?

Levitiku Chapter 1 is part of the Book of Levitiku in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Levitiku Chapter 1 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 1
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 7
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from levitiku

  1. Levitiku Chapter 3
  2. Levitiku Chapter 8
  3. Levitiku Chapter 12
  4. Levitiku Chapter 4
  5. Levitiku Chapter 11
  6. Levitiku Chapter 9
  7. Levitiku Chapter 23

Related Chapters & Readings

  1. Ligji i Përtërirë Chapter 1
  2. Jobi Chapter 3
  3. Jeremia Chapter 52
  4. 1 Samuelit Chapter 9
  5. Jeremia Chapter 19
  6. Jobi Chapter 19
  7. Psalmet Chapter 50
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *