2 Samuelit Chapter 5

For English

Read 2 Samuelit Chapter 5 Online

Read 2 Samuelit Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Samuelit in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 2 Samuelit and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

2 Samuelit 5

Kapitulli 5

1. Atëherë tërë fiset e Izraelit erdhën te Davidi në Hebron dhe i thanë: "Ne jemi kocka dhe mishi yt.

2. Edhe në të kaluarën, kur Sauli mbretëronte mbi ne, ishe ti që udhëhiqje dhe e çoje në rrugë të drejtë Izraelin. Zoti të ka thënë: "Ti do të ushqesh popullin tim, Izraelin, ti do të jesh princ që do të sundojë mbi Izraelin"".

3. Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron dhe mbreti David lidhi një aleancë me ta në Hebron para Zotit, dhe ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit.

4. Davidi ishte tridhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi dyzet vjet.

5. Në Hebron mbretëroi shtatë vjet e gjashtë muaj mbi Judën; dhe në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet mbi gjithë Izraelin dhe Judën.

6. Mbreti me njerëzit e tij u nis në drejtim të Jeruzalemit kundër Jebusejve, që banonin në atë vend. Këta i thanë Davidit: Nuk do të hysh këtu, sepse të verbërit dhe çalamanët do të të sprapsin!", duke

7. Por Davidi e pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit (që është qyteti i Davidit).

8. Davidi tha atë ditë: "Kushdo që i mund Jebusejtë, të arrijë deri në kanal dhe t'i zmprapsë çalamanët dhe të verbërit që i urren Davidi". Prandaj thonë: "I verbri dhe çalamani nuk do të hyjnë në Shtëpi".

9. Kështu Davidi u vendos në qytetin e fortifikuar dhe e quajti Qyteti i Davidit. Pastaj Davidi filloi të ndërtojë rreth e qark duke nisur nga Milo dhe në drejtim të pjesës së brëndshme.

10. Davidi bëhej gjithnjë më i madh Dhezoti, Perëndia i ushtrive, ishte me të.

11. Pastaj Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, zdrukthtarë dhe muratorë, që i ndërtuan një shtëpi Davidit.

12. Atëherë Davidi u bind se Zoti po e vendoste si mbret të Izraelit dhe e lartësonte mbretërinë e tij për dashurinë që kishte për popullin e Izraelit.

13. Pas arritjes së tij nga Hebroni, Davidi mori konkubina dhe bashkëshorte të tjera nga Jeruzalemi dhe kështu i lindën bij dhe bija të tjera.

14. Këta janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shobab, Nathan, Salomon,

15. Ibhar, Elishua, Nefeg, Jafia,

16. Elishama, Eliada, Elifelet.

17. Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, tërë Filistejtë dolën në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi zbriti në qytetin e fortifikuar.

18. Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.

19. Atëherë Davidi u këshillua me Zotin duke i thënë: "A duhet të dal kundër Filistejve? A do m'i lësh në duart e mia? Zoti i dha këtë përgjigje Davidit: "Dil, sepse pa tjetër do t'i lë Filistejtë në duart e tua".

20. Kështu Davidi shkoi në Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: "Zoti ka krijuar një të çarë midis armiqve të mi përpara meje, si një e çarë e hapur nga ujërat".

21. Filistejtë i braktisën atje idhujt e tyre dhe Davidi dhe njerëzit e tij i morën me vete.

22. Më vonë Filistejtë dolën përsëri dhe u përhapën në luginën e Refaimëve.

23. Kur Davidi u këshillua me Zotin, ai i tha: "Mos u dil përballë; merrua krahët, hidhu mbi ta përballë Balsamit.

24. Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e Balsamit, hidhu menjëherë në sulm, sepse atëherë Zoti do të dalë para teje për të mundur ushtrinë e Filistejve".

25. Davidi veproi pikërisht ashtu si kishte urdhëruar Zoti dhe i mundi Filistejtë që nga Geba deri në Gezer

About 2 Samuelit Chapter 5

Read 2 Samuelit Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Samuelit in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 2 Samuelit
Chapter: 5
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 2 Samuelit. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 2 Samuelit Chapter 5 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 2 Samuelit Chapter 5?

2 Samuelit Chapter 5 is part of the Book of 2 Samuelit in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 2 Samuelit Chapter 5 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 2-samuelit

  1. 2 Samuelit Chapter 9
  2. 2 Samuelit Chapter 1
  3. 2 Samuelit Chapter 14
  4. 2 Samuelit Chapter 2
  5. 2 Samuelit Chapter 17
  6. 2 Samuelit Chapter 24
  7. 2 Samuelit Chapter 22

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. 2 Mbretërve Chapter 11
  2. Psalmet Chapter 84
  3. Zanafilla Chapter 15
  4. Kantiku i Kantikëve Chapter 2
  5. Zakaria Chapter 10
  6. Ligji i Përtërirë Chapter 28
  7. Ezekieli Chapter 1

Related Chapters & Readings

  1. Eksodi Chapter 30
  2. Kolosianëve Chapter 2
  3. 2 Mbretërve Chapter 2
  4. Jozueu Chapter 19
  5. 2 Mbretërve Chapter 1
  6. 2 Mbretërve Chapter 3
  7. Psalmet Chapter 45
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *