2 Samuelit Chapter 1

For English

Read 2 Samuelit Chapter 1 Online

Read 2 Samuelit Chapter 1 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Samuelit in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 2 Samuelit and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

2 Samuelit 1

Kapitulli 1

1. Pas vdekjes së Saulit, Davidi u kthye nga masakra e Amalekitëve dhe u ndal dy ditë në Tsiklag.

2. Ditën e tretë arriti në kampin e Saulit një burrë me rroba të grisura dhe me kokën me dhe. Sa arriti pranë Davidit, ai ra për tokë dhe u përkul.

3. Davidi e pyeti: "Nga vjen?". Ai iu përgjigj: "Kam ikur nga kampi i Izraelit".

4. Davidi i tha: "Si u bë? Të lutem, më trego". Ai iu përgjigj: "Populli iku nga fusha e betejës dhe shumë njerëz ranë dhe vdiqën; edhe Sauli dhe biri i tij Jonatan kanë vdekur".

5. Atëherë Davidi e pyeti të riun që i tregonte ngjarjen: "Si e di ti që Sauli dhe biri i tij Jonatani kanë vdekur?".

6. I riu që i tregonte ngjarjen tha: "Ndodhesha rastësisht në malin Gilboa, kur pashë Saulin të mbështetur në shtizën e tij, ndërsa qerret dhe kalorësit e ndiqnin nga afër.

7. Ai u kthye, më pa dhe më thirri. Unë iu përgjigja: "Ja ku jam".

8. Ai më pyeti: "Kush je ti?". Unë iu përgjigja: "Jam një Amalekit".

9. Atëherë ai më tha: "Afrohu tek unë dhe më vrit, sepse një ankth i madh më ka pushtuar, por jeta është e tëra akoma tek unë".

10. Kështu iu afrova atij dhe e vrava, sepse e kuptoja që ai nuk do të mund të jetonte mbas rënies së tij. Pastaj mora diademën që kishte mbi kokë dhe byzylykun që mbante në krah, dhe i solla këtu te zotëria im".

11. Atëherë Davidi kapi rrobat e veta dhe i grisi; po kështu vepruan tërë njerëzit që ishin me të.

12. Kështu mbajtën zi, qanë dhe agjeruan deri në mbrëmje për Saulin, për Jonatanin, birin e tij, për popullin e Zotit dhe për shtëpinë e Izraelit, sepse kishin rënë nga shpata.

13. Pastaj Davidi e pyeti të riun që i kishte treguar ngjarjen: "Nga ç'vend je?". Ai u përgjigj: "Jam biri i një të huaji, i një Amalekiti".

14. Atëherë Davidi i tha: "Si nuk pate frikë të shtrish dorën për të vrarë të vajosurin e Zotit

15. Pastaj thirri një nga njerëzit e tij dhe i tha: "Afrohu dhe hidhu mbi të!". Ai e goditi dhe Amalekiti vdiq.

16. Pas kësaj Davidi tha: "Gjaku yt rëntë mbi kokën tënde, sepse me gojën tënde ke dëshmuar kundër vetes sate, duke thënë: "Unë kam vrarë të vajosurin e Zotit"".

17. Atëherë Davidi ia mori këtij vajtimi për Saulin dhe Jonatanin, birin e tij,

18. dhe urdhëroi t'u mësonin bijve të Judës këngën e harkut. Ja, ajo gjendet e shkruar në librin e të Drejtit.

19. "Madhështia e Izraelit qëndron e vrarë në lartësitë e tua! Si është e mundur që ranë trimat?

20. Mos ia njoftoni Gathit, mos e bëni të ditur nëpër rrugët e Ashkalonit, që të mos gëzohen bijat e Filistejve, që të mos ngazëllohen bijat e të parrethprerëve.

21. O male të Gilboas, mos rëntë më as vesa as shiu mbi ju, mos pastë as fusha ofertash; sepse aty u hodh mburoja e trimave, mburoja e Saulit, sikur ky të mos ishte i vajosur.

22. Nga gjaku i të vrarëve, nga dhjami i trimave, harku i Jonatanit nuk u tërhoq kurrë dhe shpata e Saulit nuk u vërtit kurrë bosh.

23. Sauli dhe Jonatani; aq të dashur dhe të përzemërt në jetë, nuk u ndanë në vdekjen e tyre. Ishin më të shpejtë se shqiponjat, më të fortë se luanët.

24. Bija të Izraelit, vajtoni Saulin që ju vishte në luks me rroba flakë të kuqe, që i zbukuronte me ar veshjet tuaja.

25. Vallë, si ranë trimat në mes të betejës, si u vra Jonathani në lartësitë e tua?

26. Unë jam në ankth për ty, o vëllai im Jonatan; ti ishe shumë i dashur për mua, dashuria jote për mua ishte më e mrekullueshme se dashuria e grave.

27. Vallë, si ranë trimat dhe si u shkatërruan armët e luftës?".

About 2 Samuelit Chapter 1

Read 2 Samuelit Chapter 1 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Samuelit in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 2 Samuelit
Chapter: 1
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 2 Samuelit. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 2 Samuelit Chapter 1 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 2 Samuelit Chapter 1?

2 Samuelit Chapter 1 is part of the Book of 2 Samuelit in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 2 Samuelit Chapter 1 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 2-samuelit

  1. 2 Samuelit Chapter 14
  2. 2 Samuelit Chapter 19
  3. 2 Samuelit Chapter 9
  4. 2 Samuelit Chapter 17
  5. 2 Samuelit Chapter 2
  6. 2 Samuelit Chapter 24
  7. 2 Samuelit Chapter 22

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. Isaia Chapter 2
  2. Psalmet Chapter 8
  3. Psalmet Chapter 34
  4. 1 Kronikave Chapter 23
  5. Zakaria Chapter 13
  6. Psalmet Chapter 148
  7. Gjyqtarët Chapter 4

Related Chapters & Readings

  1. Jakobi Chapter 3
  2. Jeremia Chapter 24
  3. Mateu Chapter 2
  4. Zakaria Chapter 2
  5. 1 Kronikave Chapter 16
  6. Isaia Chapter 43
  7. Psalmet Chapter 54
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *