2 Kronikave Chapter 5

For English

Read 2 Kronikave Chapter 5 Online

Read 2 Kronikave Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Kronikave in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 2 Kronikave and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

2 Kronikave 5

Kapitulli 5

1. Kështu u përfundua tërë puna që Salomoni kishte urdhëruar për shtëpinë e Zotit. Atëherë Salomoni solli tërë gjërat që i ati kishte shenjtëruar: argjendin, arin dhe të gjitha veglat, dhe i futi në thesaret e shtëpisë së Perëndisë.

2. Atëherë Salomoni mblodhi në Jeruzalem pleqtë e Izraelit dhe të gjithë krerët e fiseve, princat e familjeve atërore të bijve të Izraelit, për ta çuar lart arkën e besëlidhjes të Zotit nga qyteti i Davidit, domethënë nga Sioni.

3. Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth mbretit për festën që binte në muajin e shtatë.

4. Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën dhe Levitët morën arkën.

5. Ata e çuan lart arkën, çadrën e mbledhjes dhe të gjitha përdorëset e shenjta që ndodheshin në çadër. Këto gjëra i mbartën priftërinjtë dhe Levitët.

6. Mbreti Salomon dhe tërë asambleja e Izraelit, e mbledhur rreth tij, u grumbulluan rreth arkës dhe flijuan një sasi kaq të madhe dhensh dhe lopësh që nuk mund të numëroheshin as të llogariteshin.

7. Priftërinjtë e çuan pastaj arkën e besëlidhjes të Zotit në vendin e vet, në shenjtëroren e tempullit, në vendin shumë të shenjtë, nën krahët e kerubinëve.

8. Në fakt kerubinët i shtrinin krahët mbi vendin e arkës dhe mbulonin nga lart arkën dhe shufrat e saj.

9. Shufrat ishin aq të gjata sa që skajet e tyre në arkë mund të shiheshin përballë vendit shumë të shenjtë, por nuk dukeshin nga jashtë. Ato kanë mbetur atje deri ditën e sotme.

10. Në arkë nuk kishte asgjë tjetër veç dy pllakave që Moisiu kishte vendosur në malin Horeb, kur Zoti lidhi një besëlidhje me bijtë e Izraelit, kur këta kishin dalë nga Egjipti.

11. Tani, ndërsa priftërinjtë dilnin nga vendi i shenjtë (tërë priftërinjtë e pranishëm në të vërtetë ishin shenjtëruar pa respektuar rendin e klasave,

12. dhe tërë Levitët këngëtarë, Asafi, Hemani, Jeduthuni, bijtë dhe vëllezërit e tyre, të veshur me li të bardhë, me cembale, harpa dhe qeste në dorë rrinin më këmbë në lindje të altarit, dhe bashkë me ta njëqind e njëzet priftërinjtë që u binin borive)

13. dhe kur trumbetarët dhe këngëtarët si një njeri i vetëm bënë të dëgjohet bashkarisht zëri i tyre për të lëvduar dhe për të kremtuar Zotin dhe e ngritën zërin në tingullin e borive, të cembaleve dhe të veglave të tjera muzikore dhe lëvduan Zotin: "Sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetësi", ndodhi që shtëpia, shtëpia e Zotit, u mbush me një re,

14. dhe priftërinjtë nuk mundën të rrinin për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Perëndisë.

About 2 Kronikave Chapter 5

Read 2 Kronikave Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Kronikave in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 2 Kronikave
Chapter: 5
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 2 Kronikave. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 2 Kronikave Chapter 5 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 2 Kronikave Chapter 5?

2 Kronikave Chapter 5 is part of the Book of 2 Kronikave in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 2 Kronikave Chapter 5 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 2 Kronikave

  1. 2 Kronikave Chapter 19
  2. 2 Kronikave Chapter 3
  3. 2 Kronikave Chapter 17
  4. 2 Kronikave Chapter 13
  5. 2 Kronikave Chapter 24
  6. 2 Kronikave Chapter 22
  7. 2 Kronikave Chapter 20

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. Jona Chapter 4
  2. Jeremia Chapter 15
  3. Psalmet Chapter 94
  4. Jeremia Chapter 23
  5. Isaia Chapter 43
  6. Psalmet Chapter 75
  7. Levitiku Chapter 25

Related Chapters & Readings

  1. 2 Kronikave Chapter 32
  2. Osea Chapter 12
  3. Gjyqtarët Chapter 1
  4. Zanafilla Chapter 8
  5. 2 Mbretërve Chapter 22
  6. Jobi Chapter 37
  7. Romakëve Chapter 10
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *