Read 2 Kronikave Chapter 11 Online
Read 2 Kronikave Chapter 11 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Kronikave in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 2 Kronikave and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
2 Kronikave 11
Kapitulli 11
1. Roboami, me të arritur në Jeruzalem, thirri shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur, për të luftuar kundër Izraelit dhe për t'i kthyer kështu mbretërinë Roboamit.
2. Por fjala e Zotit iu drejtua kështu Shemajahut, njeriu i Perëndisë, duke thënë:
3. "Foli Roboamit, birit të Salomonit, mbretit të Judës, dhe tërë Izraelit në Judë dhe në Beniamin, dhe u thuaj atyre:
4. Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse kjo gjë vjen nga unë"". Atëherë ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa pa dalë kundër Jeroboamit.
5. Roboami banoi në Jeruzalem dhe ndërtoi disa qytete për mbrojtje në Judë.
6. Ai ndërtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,
7. Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,
8. Gathin, Mareshahun, Zifin,
9. Adoraimin, Lakishin, Azkahun,
10. Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, që u bënë qytete të fortifikuara në Judë dhe në Beniamin.
11. Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.
12. Në çdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bëri jashtëzakonisht të forta. Kështu ai pati me vete Judën dhe Beniaminin.
13. Përveç kësaj nga të gjitha territoret e tyre priftërinjtë dhe Levitët e tërë Izraelit morën anën e tij.
14. Në të vërtetë Levitët braktisën tokat e tyre për kullotë dhe pronat e tyre dhe shkuan në Judë dhe në Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtë e tij i kishte përzënë nga shërbimi si priftërinj të Zotit,
15. dhe kishte caktuar priftërinj për vendet e larta, për demonët dhe për viçat që kishte bërë.
16. Mbas Levitëve ata nga gjithë fiset e Izraelit që kishin vendosur në zemër të tyre të kërkonin Zotin, Perëndinë e Izraelit, vajtën në Jeruzalem për t'i ofruar flijime Zotit, Perëndisë të etërve të tyre.
17. Kështu e përforcuan mbretërinë e Judës dhe e bënë të qëndrushëm për tre vjet Roboamin, birin e Salomonit, sepse për tre vjet ndoqën rrugën e Davidit dhe të Salomonit.
18. Roboami mori për grua Mahalathën, bijën e Jerimothit, birit të Davidit dhe i Abihajlit, bijës së Eliabit që ishte bir i Isait.
19. Ajo i lindi fëmijët Jeush, Shemariah dhe Zaaham.
20. Mbas asaj mori për grua Maakahën, bijën e Absalomit, e cila i lindi Abijahun, Atain, Zizan dhe Shelomithin.
21. Roboami e donte Maakahën, bijën e Absalomit, më tepër se të gjitha bashkëshortet e konkubinat e tij (ai mori tetëmbëdhjetë bashkëshorte dhe shtatëdhjetë konkubina dhe i lindën njëzet e tetë djem dhe gjashtëdhjetë vajza).
22. Roboami e caktoi Abijahun, birin e Maakahës, si të parë që të ishte princ midis vëllezërve të tij, sepse mendonte ta bënte mbret.
23. Ai veproi me zgjuarsi dhe i shpërndau disa nga bijtë e tij në të gjitha vendet e Judës dhe të Beniaminit, në të gjitha qytetet e fortifikuara; u dha atyre ushqime me shumicë dhe kërkoi për ta shumë bashkëshorte.
About 2 Kronikave Chapter 11
Read 2 Kronikave Chapter 11 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Kronikave in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: 2 Kronikave
Chapter: 11
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 2 Kronikave. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading 2 Kronikave Chapter 11 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is 2 Kronikave Chapter 11?
2 Kronikave Chapter 11 is part of the Book of 2 Kronikave in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete 2 Kronikave Chapter 11 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from 2 Kronikave
- 2 Kronikave Chapter 19
- 2 Kronikave Chapter 25
- 2 Kronikave Chapter 9
- 2 Kronikave Chapter 5
- 2 Kronikave Chapter 10
- 2 Kronikave Chapter 6
- 2 Kronikave Chapter 3
Explore More from Dhiata E Vjetër
- 2 Samuelit Chapter 13
- Predikuesi Chapter 4
- Psalmet Chapter 26
- Psalmet Chapter 75
- Isaia Chapter 15
- Vajtimet Chapter 2
- Zanafilla Chapter 12