2 Kronikave Chapter 2

For English

Read 2 Kronikave Chapter 2 Online

Read 2 Kronikave Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Kronikave in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 2 Kronikave and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

2 Kronikave 2

Kapitulli 2

1. Pastaj Salomoni vendosi të ndërtojë një tempull në emër të Zotit dhe një pallat për vete.

2. Salomoni rekrutoi shtatëdhjetë mijë burra që të mbartnin pesha, tetëdhjetë mijë të nxirrnin gurë në malet dhe tre mijë e gjashtëqind veta për t'i mbikqyrur.

3. Pastaj Salomoni i çoi fjalë Hiramit, mbretit të Tiros: "Ashtu si ke bërë me Davidin, atin tim, të cilit i dërgove kedra për të ndërtuar një shtëpi në të cilën të banonte, bëj të njëjtën gjë me mua.

4. Ja unë jam duke ndërtuar një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, për t'ia kushtuar atij, për të djegur para tij temjan erëmirë, për të ekspozuar vazhdimisht bukët e paraqitjes dhe për të ofruar olokauste në mëngjes dhe në mbrëmje, të shtunave, kur të ketë hënë të re dhë në festat e caktuara nga Zoti, Perëndia ynë. Ky është një ligj i përjetshëm për Izraelin.

5. Tempulli që unë do të ndërtoj do të jetë i madh, sepse Perëndia ynë është më i madh se tërë perënditë e tjera.

6. Po kush do të jetë në gjendje t'i ndërtojë një tempull me qenë se qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk janë në gjendje ta nxenë? E kush jam unë që t'i ndërtoj një tempull, qoftë edhe vetëm për të djegur temjan para tij?

7. Prandaj dërgomë tani një njeri të shkathët që di të punojë arin, argjendin, bronzin, hekurin, purpurin, të kuqen flakë, ngjyrë vjollcën dhe që të dijë të bëjë çdo lloj prerjesh, duke punuar bashkë me specialistët që janë pranë meje në Judë dhe në Jeruzalem, dhe që ati im David ka përgatitur.

8. Dërgomë edhe nga Libani dru kedri, qiparisi dhe santali, sepse e di që shërbëtorët e tu janë të aftë të presin drurin e Libanit; dhe ja, shërbëtorët e mi do të punojnë bashkë me shërbëtorët e tu,

9. për të më pregatitur lëndë druri me shumicë, sepse tempulli që do të ndërtoj do të jetë i madh dhe i mrekullueshëm.

10. Dhe shërbëtorëve të tu që do të rrëzojnë dhe do të presin drurët unë do t'u jap njëzet mijë kore gruri, njëzet mijë kore elbi, njëzet mijë bate verë dhe njëzet mijë bate vaji".

11. Dhe Hirami, mbret i Tiros, u përgjigj me një shkrim, që i dërgoi Salomonit: "Me qenë se Zoti e do popullin e tij, të ka caktuar mbret mbi të".

12. Hirami thoshte gjithashtu: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka bërë qiejtë dhe tokën, sepse i ka dhënë mbretit David një bir të urtë, shumë të zgjuar dhe të aftë, që do të ndërtojë një tempull për Zotin dhe një pallat mbretëror për vete!

13. Unë po të dërgoj një njeri të shkathët dhe të ditur të atit tim Hiram, që është

14. bir i një gruaje nga bijat e Danit, ndërsa i ati ishte një njeri nga Tiro. Ai di të punojë arin, bronzin, hekurin, gurin, drurin, purpurin dhe ngjyrë vjollcën, të kuqe flakë, pëlhurën e hollë dhe di të bëjë çdo prerje dhe çdo lloj vizatimi që i besohet. Ai do të punojë me specialistët e tu dhe me specialistët e zotit tim David, atit tënd.

15. Tani, pra, imzot le t'u dërgojë shërbëtorëve të tij grurin, elbin, vajin dhe verën, që u ka premtuar;

16. dhe ne do të presim tërë drurët e Libanit për të cilat ke nevojë; do t'i sjellim me trap nëpër det deri në Jafo dhe ti do t'i mbartësh në Jeruzalem".

17. Salomoni regjistrioi tërë të huajt që ndodheshin në vendin e Izraelit, mbas regjistrimit që kishte bërë Davidi, i ati; ata ishin njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind veta,

18. dhe mori shtatëdhjetë mijë prej tyre për të mbartur pesha, tetëdhjetë mijë për të prerë gurë në mal dhe tre mijë e gjashtëqind mbikqyrës që ta bënin popullin të punonte.

About 2 Kronikave Chapter 2

Read 2 Kronikave Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 2 Kronikave in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 2 Kronikave
Chapter: 2
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 2 Kronikave. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 2 Kronikave Chapter 2 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 2 Kronikave Chapter 2?

2 Kronikave Chapter 2 is part of the Book of 2 Kronikave in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 2 Kronikave Chapter 2 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 2 Kronikave

  1. 2 Kronikave Chapter 19
  2. 2 Kronikave Chapter 3
  3. 2 Kronikave Chapter 17
  4. 2 Kronikave Chapter 24
  5. 2 Kronikave Chapter 13
  6. 2 Kronikave Chapter 9
  7. 2 Kronikave Chapter 25

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. Gjyqtarët Chapter 9
  2. Psalmet Chapter 60
  3. Isaia Chapter 62
  4. 1 Kronikave Chapter 25
  5. Ezekieli Chapter 36
  6. Jobi Chapter 38
  7. Psalmet Chapter 54

Related Chapters & Readings

  1. Ezekieli Chapter 42
  2. Psalmet Chapter 105
  3. Vajtimet Chapter 5
  4. Ezekieli Chapter 10
  5. Gjyqtarët Chapter 1
  6. Sofonia Chapter 3
  7. Ligji i Përtërirë Chapter 28
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *