Zakaria Chapter 7

For English

Read Zakaria Chapter 7 Online

Read Zakaria Chapter 7 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zakaria in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Zakaria and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Zakaria 7

Kapitulli 7

1. Në vitin e katërt të mbretit Dar, ditën e katërt të muajit të nëntë, që është Kislevi, ndodhi që fjala e Zotit iu drejtua Zakarias.

2. Kishin dërguar Sharetserin, bashkë me Regemelekun dhe njerëzit e tij, në Bethel për të kërkuar me lutje favorin e Zotin,

3. dhe për të folur me priftërinjtë që ishin në shtëpinë e Zotit të ushtrive dhe me profetët, duke thënë: "A duhet të qaj në muajin e pestë dhe të agjëroj si kam bërë gjatë shumë viteve?".

4. Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

5. "Folu gjithë popullit të vendit dhe priftërinjve dhe thuaj: "Kur keni agjëruar dhe jeni pikëlluar në muajin e pestë dhe në të shtatin gjatë këtyre shtatëdhjetë viteve, a keni agjëruar në të vërtetë për mua, pikërisht për mua?

6. Po më pas, kur keni ngrënë dhe pirë, mos vallë keni ngrënë dhe pirë për veten tuaj?

7. A nuk janë këto fjalët që Zoti i ushtrive ka shpallur me anë të profetëve të së kaluarës, kur Jeruzalemi ishte i banuar dhe i qetë bashkë me qytetet e tij të afërta dhe gjithashtu Negevi dhe fusha ishin të banuara?"".

8. Fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, duke thënë:

9. "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Zbatoni me përpikëri drejtësinë dhe tregoni secili mirësi dhe mëshirë për vëllezërit tuaj.

10. Mos e shtypni të venë dhe jetimin, të huajin dhe të varfërin; dhe askush të mos kurdisë në zemër të vet të keqen kundër vëllait të vet.

11. Por ata nuk deshën të dëgjojnë, kthyen krahët me kryeneçësi dhe i zunë veshët që të mos dëgjonin.

12. E bënë zemrën e tyre si diamanti, për të mos dëgjuar ligjin dhe fjalët që Zoti i ushtrive u dërgonte atyre me anë të Frymës së tij, me anë të profetëve të së kaluarës. Kështu u krijua një indinjatë e madhe te Zoti i ushtrive.

13. Dhe ndodhi që, mbasi ai thërriste dhe ata nuk ia vinin veshin, ata thirrën dhe unë nuk ua vura veshin", thotë Zoti i ushtrive,

14. "por i shpërndava me shakullimë midis gjithë kombeve që ata nuk i njihnin. Kështu vendi mbeti i shkretë pas tyre, dhe askush nuk kalonte andej ose nuk u kthye. Nga një vend kënaqësie ata e kthyen në shkreti".

About Zakaria Chapter 7

Read Zakaria Chapter 7 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zakaria in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Zakaria
Chapter: 7
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Zakaria. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Zakaria Chapter 7 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Zakaria Chapter 7?

Zakaria Chapter 7 is part of the Book of Zakaria in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Zakaria Chapter 7 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 1
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 6
  6. Osea Chapter 3
  7. Osea Chapter 2

Explore More from zakaria

  1. Zakaria Chapter 10
  2. Zakaria Chapter 13
  3. Zakaria Chapter 1
  4. Zakaria Chapter 2
  5. Zakaria Chapter 5
  6. Zakaria Chapter 14
  7. Zakaria Chapter 3

Related Chapters & Readings

  1. Luka Chapter 2
  2. 1 Selanikasve Chapter 2
  3. Psalmet Chapter 145
  4. Zanafilla Chapter 2
  5. Mateu Chapter 19
  6. Habakuku Chapter 3
  7. Osea Chapter 8
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *