Jakobi Chapter 5

For English

Read Jakobi Chapter 5 Online

Read Jakobi Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Jakobi in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Jakobi and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Jakobi 5

Kapitulli 5

1. Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t’ju zënë!

2. Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.

3. Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t’ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.

4. Ja, paga që u keni ngrënë puntorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive.

5. Jetuat mbi tokë ndër qejfe dhe shkapërderdhje; i ushqyet zemrat tuaja si për ditë të të therurit.

6. Dënuat dhe vratë të drejtin: ai nuk ju kundërshtoi.

7. Tani, pra, vëllezër, jini të durueshëm deri në ardhjen e Zotit; shikoni si e pret me durim bujku frytin e çmuar të tokës, deri sa të marrë shiun e parë dhe të fundit.

8. Jini të durueshëm edhe ju dhe forconi zemrat tuaja, sepse ardhja e Zotit është afër.

9. Mos u ankoni nga njeri tjetri, vëllezër, që të mos dënoheni; ja, gjykatësi është te dera.

10. O vëllezër të mi, merrni si shembull vuajtjeje dhe durimi profetët, që folën në emër të Zotit.

11. Ja, ne shpallim të lum ata që duruan; ju keni dëgjuar për durimin e Jobit, dhe e keni parë fatin përfundimtar që Zoti i rezervoi, sepse Zoti është plot mëshirë e dhembshuri.

12. Dhe, para së gjithash, vëllezër të mi, mos bëni be as për qiellin as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë “po” -ja juaj “po” dhe “jo” -ja “jo,” që të mos bini nën dënim.

13. A vuan ndonjë nga ju? Le të lutet. A është i gëzuar ndokush? Le të këndojë psalme!

14. A është i sëmurë ndonjë nga ju? Le të thërrasë pleqtë e kishës dhe ata të luten përmbi të, dhe le ta lyejnë me vaj në emër të Zotit,

15. dhe lutja e besimit do ta shpëtojë të sëmurin dhe Zoti do ta mëkëmbë; dhe nëse ka bërë mëkate, ato do t’i falen.

16. Rrëfeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni për njeri tjetrin, që të shëroheni; shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.

17. Elia ishte një njeri me të njëtat pasionet tona, dhe u lut intensivisht që të mos binte shi, edhe nuk ra shi mbi dhe për tre vjet e gjashtë muaj.

18. Dhe u lut përsëri dhe qielli dha shi edhe dheu dha frytin e vet.

19. Vëllezër, në qoftë se ndonjë nga ju del nga rruga e së vërtetës dhe dikush e kthen,

20. le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.

About Jakobi Chapter 5

Read Jakobi Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Jakobi in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Jakobi
Chapter: 5
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Jakobi. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Jakobi Chapter 5 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Jakobi Chapter 5?

Jakobi Chapter 5 is part of the Book of Jakobi in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Jakobi Chapter 5 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Re

  1. Luka Chapter 18
  2. Luka Chapter 1
  3. Luka Chapter 11
  4. Luka Chapter 2
  5. Luka Chapter 14
  6. Luka Chapter 5
  7. Luka Chapter 21

Explore More from jakobi

  1. Jakobi Chapter 1
  2. Jakobi Chapter 4
  3. Jakobi Chapter 2
  4. Jakobi Chapter 3

Related Chapters & Readings

  1. Nahumi Chapter 1
  2. Gjoni Chapter 9
  3. Psalmet Chapter 46
  4. Hebrenjve Chapter 3
  5. Danieli Chapter 12
  6. Ruthi Chapter 1
  7. Vajtimet Chapter 3
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *