Romakëve Chapter 7

For English

Read Romakëve Chapter 7 Online

Read Romakëve Chapter 7 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Romakëve in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Romakëve and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Romakëve 7

Kapitulli 7

1. Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron?

2. Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit.

3. Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por kur i vdes burri ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burrë tjetër.

4. Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t'i japim fryte Perëndisë.

5. Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje,

6. por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç'ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.

7. Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Ashtu mos qoftë! Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: ''Mos lakmo!''.

8. Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi,

9. sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa,

10. dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.

11. Sepse mëkati, duke gjetur rastin me anë të urdhërit, më mashtrojë dhe me anë të tij më vrau.

12. Kështu ligji është i shenjtë, dhe urdhërimi i shenjtë, i drejtë dhe i mirë.

13. Ajo gjë, pra, që është e mirë u bë vdekje për mua? Ashtu mos qoftë; por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës më pruri vdekjen, që mëkati të bëhet edhe më tepër mëkat nëpërmjet urdhërimit.

14. Sepse ne e dimë se ligji është frymëror, por unë jam i mishë, i shitur mëkatit si skllav.

15. Sepse unë nuk kuptoj atë që bëj, sepse nuk bëj atë që dua, por bëj atë që urrej.

16. Edhe, nëse bëj atë që nuk dua, unë pranoj që ligji është i mirë.

17. Por tani nuk jam më unë që veproj, por mëkati që banon në mua.

18. Në fakt unë e di se në mua domëthënë në mishin tim nuk banon asgjë e mirë, sepse, ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën.

19. Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s'dua, atë bëj.

20. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s'jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.

21. Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua.

22. Në fakt unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë sipas njeriut të brendshëm,

23. por shoh një ligj tjetër në gjymtyrët e mia, që lufton kundër ligjit të mendjes sime dhe që më bën skllav të ligjit të mëkatit që është në gjymtyrët e mia.

24. Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes?

25. I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë. Unë vetë, pra, me mendjen, i shërbej ligjit të Perëndisë, por, me mishin ligjit të mëkatit.

About Romakëve Chapter 7

Read Romakëve Chapter 7 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Romakëve in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Romakëve
Chapter: 7
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Romakëve. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Romakëve Chapter 7 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Romakëve Chapter 7?

Romakëve Chapter 7 is part of the Book of Romakëve in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Romakëve Chapter 7 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Re

  1. Luka Chapter 18
  2. Luka Chapter 11
  3. Luka Chapter 1
  4. Luka Chapter 2
  5. Luka Chapter 14
  6. Luka Chapter 7
  7. Luka Chapter 5

Explore More from romakeve

  1. Romakëve Chapter 12
  2. Romakëve Chapter 6
  3. Romakëve Chapter 11
  4. Romakëve Chapter 13
  5. Romakëve Chapter 4
  6. Romakëve Chapter 14
  7. Romakëve Chapter 1

Related Chapters & Readings

  1. Mateu Chapter 7
  2. Jeremia Chapter 19
  3. 2 Kronikave Chapter 36
  4. Ezekieli Chapter 1
  5. Zbulesa Chapter 1
  6. Numrat Chapter 21
  7. 2 Kronikave Chapter 30
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *