Jakobi Chapter 2

For English

Read Jakobi Chapter 2 Online

Read Jakobi Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Jakobi in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Jakobi and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Jakobi 2

Kapitulli 2

1. Vëllezër të mi, mos i lidhni preferencat personale me besimin e Zotit tonë Jezu Krisht, Zoti i lavdisë.

2. Sepse në qoftë se në asamblenë tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, dhe hyn edhe një i varfër me një rrobë të fëlliqur,

3. dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer dhe i thoni: “Ti ulu këtu, në vendin e mirë,” dhe të varfërit i thoni: “Ti rri atje, në këmbë,” ose: “Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia,”

4. a nuk bëtë ju një dallim në mes tuaj, duke u bërë kështu gjykatës me mendime të këqija?

5. Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?

6. Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata?

7. A nuk janë ata që blasfemojnë emrin e lavdishëm që u thirr mbi ju?

8. Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: “Duaje të afërmin tënd si vetveten,” bëni mirë;

9. por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës.

10. Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat.

11. Sepse ai që ka thënë: “Mos shkel kurorën,” ka thënë gjithashtu: “Mos vraj.” Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit.

12. Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë,

13. sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin.

14. Ç’dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?

15. Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,

16. dhe dikush nga ju u thothë atyre: “Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni,” dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç’dobi ka?

17. Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur në vetvete.

18. Po dikush do të thotë: “Ti ke besimin, dhe unë kam veprat”; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.

19. Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.

20. Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?

21. Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar?

22. Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.

23. Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi”; dhe u quajt miku i Perëndisë.

24. Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.

25. Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër?

26. Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.

About Jakobi Chapter 2

Read Jakobi Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Jakobi in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Jakobi
Chapter: 2
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Jakobi. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Jakobi Chapter 2 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Jakobi Chapter 2?

Jakobi Chapter 2 is part of the Book of Jakobi in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Jakobi Chapter 2 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Re

  1. Luka Chapter 18
  2. Luka Chapter 11
  3. Luka Chapter 2
  4. Luka Chapter 14
  5. Luka Chapter 1
  6. Luka Chapter 17
  7. Luka Chapter 9

Explore More from jakobi

  1. Jakobi Chapter 1
  2. Jakobi Chapter 5
  3. Jakobi Chapter 4
  4. Jakobi Chapter 3

Related Chapters & Readings

  1. Luka Chapter 24
  2. Eksodi Chapter 12
  3. 2 Samuelit Chapter 11
  4. Zanafilla Chapter 40
  5. Numrat Chapter 11
  6. Jeremia Chapter 28
  7. Zanafilla Chapter 15
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *