Gjyqtarët Chapter 2

For English

Read Gjyqtarët Chapter 2 Online

Read Gjyqtarët Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Gjyqtarët in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Gjyqtarët and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Gjyqtarët 2

Kapitulli 2

1. Por Engjelli i Zotit u ngjit nga Gilgali në Bokim dhe tha: "Unë ju nxora nga Egjipti dhe ju çova në vendin që isha betuar t'u jepja etërve tuaj. Kisha thënë gjithashtu: "Nuk do ta prish kurrë besëlidhjen time me ju.

2. Por ju nuk do të lidhni asnjë aleancë me banorët e këtij vendi dhe do të shembni altarët e tyre". Por ju nuk iu bindët zërit tim. Pse e bëtë këtë?

3. Kështu unë po ju them tani: Unë nuk do t'i dëboj para jush; por ata do të jenë si gjemba në ijet tuaja, dhe perënditë e tyre do të jenë për ju si një lak".

4. Sapo Engjëlli i Zotit mbaroi së thëni këto fjalë tërë bijve të Izraelit, populli ngriti zërin dhe filloi të qajë.

5. Prandaj ky vend u quajt Bokim dhe u bënë flijime për Zotin.

6. Jozueu i dha urdhër popullit të largohet dhe bijtë e Izraelit shkuan secili në trashëgiminë e tij për të marrë në zotërim vendin.

7. Populli i shërbeu Zotit gjatë gjithë jetës së Jozueut dhe gjatë gjithë jetës së pleqve që jetuan pas Jozueut, dhe që kishin parë të gjitha veprat e mëdha që Zoti kishte bërë për Izraelin.

8. Pastaj Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Zotit, vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç,

9. dhe e varrosën në territorin e trashëgimisë së tij në Timath-Heres, në krahinën malore të Efraimit, në veri të malit Gaash.

10. Kur tërë ai brez u bashkua me etërit e vet, mbas atij doli një brez i ri që nuk e njihte Zotin, as veprat që kishte bërë për Izraelin.

11. Bijtë e Izraelit bënë atë që ishte keq në sytë e Zotit dhe u vunë në shërbim të Baalit;

12. ata braktisën Zotin, Perëndinë e etërve të tyre, i cili i kishte nxjerrë nga Egjipti, dhe adhuruan perëndi të tjera ndërmjet perëndive të popujve që i rrethonin, ranë përmbys para tyre dhe kështu provokuan zemërimin e Zotit;

13. ata brakisën Zotin dhe u vunë në shërbim të Baalit dhe të Ashtarothit.

14. Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit dhe e dha në dorë të kusarëve që e zhveshën; dhe ai i shiti në duart e armiqve të tyre që ndodheshin rreth e qark, të cilëve nuk qenë më në gjendje t'u bënin ballë.

15. Kudo që shkonin dora e Zotit ishte kundër tyre dhe u sillte mjerime, ashtu si kishte thënë Zoti, ashtu siç u ishte betuar ai; dhe u hidhëruan shumë.

16. Pastaj Zoti nxirrte gjyqtarë, që i lironin nga duart e atyre që i zhvishnin.

17. Mjerisht ata nuk i dëgjonin as gjyqtarët e tyre, por kurvëroheshin përpara perëndive të tjera dhe binin përmbys para tyre. Ata braktisën shpejt rrugën e ndjekur nga etërit e tyre, të cilët u ishin bindur urdhrave të Zotit; por ata nuk vepruan ashtu.

18. Kur Zoti u nxirrte gjyqtarë, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i lironte nga dora e armiqve të tyre gjatë gjithë jetës së gjyqtarit; sepse Zoti prekej nga vajtimet e tyre të shkaktuara nga ata që i shtypnin dhe i mundonin.

19. Por kur gjyqtari vdiste, ata vazhdonin të korruptoheshin më shumë se etërit e tyre, duke ndjekur perëndi të tjera dhe duke rënë përmbys para tyre; dhe nuk hiqnin dorë aspak nga veprat e tyre dhe nga sjellja e tyre kokëforte.

20. Prandaj mëria e Zotit u ndez kundër Izraelit, dhe ai tha: "Duke qenë se ky komb ka shkelur besëlidhjen që unë kisha përfunduar me etërit e tyre dhe ata nuk i janë bindur zërit tim,

21. edhe unë nuk do të dëboj më para tyre asnjë prej kombeve që Jozueu la kur vdiq;

22. kështu me anë tyre do të vë në provë Izraelin për të parë në se do t'i përmbahen rrugës së Zotit dhe do të ecin në të siç bënë etërit e tyre, ose jo".

23. Prandaj Zoti i la këto kombe të qëndrojnë aty pa i dëbuar menjëherë, dhe nuk i dha në duart e Jozueut.

About Gjyqtarët Chapter 2

Read Gjyqtarët Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Gjyqtarët in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Gjyqtarët
Chapter: 2
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Gjyqtarët. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Gjyqtarët Chapter 2 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Gjyqtarët Chapter 2?

Gjyqtarët Chapter 2 is part of the Book of Gjyqtarët in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Gjyqtarët Chapter 2 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 2
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 1
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from gjyqtaret

  1. Gjyqtarët Chapter 18
  2. Gjyqtarët Chapter 6
  3. Gjyqtarët Chapter 17
  4. Gjyqtarët Chapter 7
  5. Gjyqtarët Chapter 14
  6. Gjyqtarët Chapter 15
  7. Gjyqtarët Chapter 21

Related Chapters & Readings

  1. 2 Mbretërve Chapter 17
  2. Eksodi Chapter 12
  3. Zanafilla Chapter 29
  4. 1 Korintasve Chapter 4
  5. Malakia Chapter 1
  6. Malakia Chapter 3
  7. Romakëve Chapter 14
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *