Ezekieli Chapter 35

For English

Read Ezekieli Chapter 35 Online

Read Ezekieli Chapter 35 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ezekieli in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Ezekieli and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Ezekieli 35

Kapitulli 35

1. Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

2. "Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga mali Seir dhe profetizo kundër tij,

3. dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o mal i Seirit. Do ta shtrij dorën time kundër teje dhe do të të kthej në një mjerim dhe në një shkreti.

4. Do t'i kthej qytetet e tua në gërmadha dhe ti do të bëhesh një shkreti. Atëherë do të pranosh që unë jam Zoti.

5. Sepse ti ke patur një armiqësi të vjetër dhe i ke dorëzuar bijtë e Izraelit në mëshirë të shpatës në kohën e fatkeqësisë së tyre, kur paudhësia e tyre kishte arritur kulmin.

6. Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "të ruaj për gjak dhe gjaku do të të ndjekë; duke qenë se nuk e ke urryer gjakun, gjaku do të të ndjekë.

7. Kështu do ta katandis malin Seir në një mjerim dhe në një shkreti dhe do të shfaros ata që shkojnë dhe që vijnë.

8. Do t'i mbush malet e tij me të vrarët e tij; në të gjitha kodrat e tua, në luginat e tua dhe në të gjitha përroskat e tua do të bien të vrarët nga shpata.

9. Do të të katandis në një shkreti përjetë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.

10. Sepse ke thënë: "Këta dy kombe dhe këto dy vende do të jenë të mitë; ne do t'i zotërojmë", megjithëse aty ishte Zoti,

11. ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë do të veproj me po atë zemërimin tënd dhe me xhelozinë që ke treguar në urrejtjen tënde kundër tyre dhe do të bëhem i njohur në mes tyre kur të të gjykoj.

12. Ti atëherë do të pranosh që unë, Zoti, kam dëgjuar të gjitha fyerjet që ke shqiptuar kundër maleve të Izraelit, duke thënë: "Janë të shkretuar; na janë dhënë neve për ti gllabëruar".

13. Me gojën tuaj jeni mburrur kundër meje dhe i keni shumuar fjalët tuaja kundër meje, kam dëgjuar çdo gjë".

14. Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur gjithë toka do të gëzohet, unë do të të katandis në shkreti.

15. Me qenë se u gëzove që trashëgimia e shtëpisë së Izraelit ishte katandisur në shkreti, unë do të veproj kështu me ty: do të bëhesh i shkretë, o mal i Seirit, madje edhe tërë Edomi. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".

About Ezekieli Chapter 35

Read Ezekieli Chapter 35 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ezekieli in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Ezekieli
Chapter: 35
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Ezekieli. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Ezekieli Chapter 35 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Ezekieli Chapter 35?

Ezekieli Chapter 35 is part of the Book of Ezekieli in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Ezekieli Chapter 35 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 2
  3. Osea Chapter 5
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 1
  6. Osea Chapter 3
  7. Osea Chapter 6

Explore More from Ezekieli

  1. Ezekieli Chapter 3
  2. Ezekieli Chapter 25
  3. Ezekieli Chapter 17
  4. Ezekieli Chapter 23
  5. Ezekieli Chapter 8
  6. Ezekieli Chapter 15
  7. Ezekieli Chapter 45

Related Chapters & Readings

  1. Isaia Chapter 57
  2. Galatasve Chapter 5
  3. Fjalët e urta Chapter 7
  4. 2 Kronikave Chapter 31
  5. Jeremia Chapter 30
  6. Isaia Chapter 25
  7. Romakëve Chapter 2
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *