Titit Chapter 2

For English

Read Titit Chapter 2 Online

Read Titit Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Titit in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Titit and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

A+ A A-

Titit 2

Kapitulli 2

1. Por ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë:

2. pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim.

3. Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës,

4. që t’i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,

5. të jenë fjalëpakë, të dlira, t’i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.

6. Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,

7. duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri,

8. një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju.

9. Shërbëtorët t’u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t’i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë,

10. të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.

11. Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,

12. dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,

13. duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,

14. i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.

15. Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë.

About Titit Chapter 2

Read Titit Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Titit in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Titit
Chapter: 2
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Titit. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Titit Chapter 2 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Titit Chapter 2?

Titit Chapter 2 is part of the Book of Titit in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Titit Chapter 2 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Re

  1. Luka Chapter 18
  2. Luka Chapter 11
  3. Luka Chapter 1
  4. Luka Chapter 14
  5. Luka Chapter 2
  6. Luka Chapter 23
  7. Luka Chapter 17

Explore More from Titit

  1. Titit Chapter 1
  2. Titit Chapter 3

Related Chapters & Readings

  1. Isaia Chapter 57
  2. Isaia Chapter 13
  3. Psalmet Chapter 87
  4. Numrat Chapter 34
  5. 2 Mbretërve Chapter 5
  6. Gjoni Chapter 20
  7. Jeremia Chapter 12
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *