1 Gjonit Chapter 2

For English

Read 1 Gjonit Chapter 2 Online

Read 1 Gjonit Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 1 Gjonit in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 1 Gjonit and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

1 Gjonit 2

Kapitulli 2

1. Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.

2. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.

3. Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij.

4. Ai që thotë: “Unë e kam njohur atë,” dhe nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.

5. Por kush e zbaton fjalën e tij, në të me të vërtetë dashuria e Perëndisë është përsosur. Nga kjo e njohim se jemi në të.

6. Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur ai.

7. Vëllezër, nuk ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, që e kishit nga fillimi: urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat nga fillimi.

8. E megjithatë po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë në të dhe në ju, sepse errësira po shkon dhe tashmë po ndrit drita e vërtetë.

9. Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë.

10. Ai që e do vëllanë e vet qëndron në dritë dhe nuk ka asgjë në të që e bënë të bjerë.

11. Por ai që urren vëllanë e vet është në errësirë, ecën në errësirë dhe nuk di ku shkon, sepse errësira ia ka verbuar sytë.

12. Djema, ju shkruaj sepse mëkatet ju janë falur nëpërmjet emrit të tij.

13. Etër, ju shkruaj sepse ju e keni njohur atë që është që nga fillimi. Të rinj, ju shkruaj sepse e mundët të ligun. Djema, po ju shkruaj sepse e keni njohur Atin.

14. Etër, ju kam shkruar sepse e keni njohur atë që është nga fillimi. Të rinj, ju kam shkruar sepse jeni të fortë dhe fjala e Perëndisë qëndron në ju dhe sepse e mundët të ligun.

15. Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të,

16. sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.

17. Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.

18. Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë; prej nga e dimë se është ora e fundit.

19. Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët, sepse, po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë nga tanët.

20. Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe i dini çdo gjë.

21. Nuk ju shkrova juve sepse nuk e njihni të vërtetën, por sepse ju e njihni dhe sepse asnjë gënjeshtër nuk del nga e vërteta.

22. Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin.

23. Kushdo që mohon Birin, s’ka as Atin; kushdo që njeh Birin, ka edhe Atin.

24. Ajo që ju, pra, dëgjuat nga fillimi le të qëndrojë në ju; në qoftë se ajo që dëgjuat nga fillimi qëndron në ju, edhe ju do të qëndroni në Birin dhe në Atin.

25. Dhe ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.

26. Ju shkrova këto gjëra për ata që kërkojnë t’ju gënjejnë.

27. Dhe, sa për ju, vajosja që keni marrë prej tij qëndron në ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t’ju mësojë; por, duke qenë se vajosja e tij ju mëson çdo gjë dhe është e vërtetë e nuk është gënjeshtër, qëndroni në të ashtu sikurse ju mësoi.

28. Edhe tani, djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi besim, dhe në ardhjen e tij të mos turpërohemi para Tij.

29. Në qoftë se e dini se ai është i drejtë, ta dini se kushdo që praktikon drejtësinë ka lindur prej tij.

About 1 Gjonit Chapter 2

Read 1 Gjonit Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 1 Gjonit in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 1 Gjonit
Chapter: 2
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 1 Gjonit. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 1 Gjonit Chapter 2 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 1 Gjonit Chapter 2?

1 Gjonit Chapter 2 is part of the Book of 1 Gjonit in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 1 Gjonit Chapter 2 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 1 Gjonit

  1. 1 Gjonit Chapter 1
  2. 1 Gjonit Chapter 3
  3. 1 Gjonit Chapter 4
  4. 1 Gjonit Chapter 5

Explore More from Dhiata E Re

  1. Zbulesa Chapter 7
  2. Romakëve Chapter 7
  3. Marku Chapter 14
  4. Hebrenjve Chapter 9
  5. Mateu Chapter 12
  6. Marku Chapter 1
  7. 2 Korintasve Chapter 1

Related Chapters & Readings

  1. Mateu Chapter 17
  2. Zbulesa Chapter 21
  3. Isaia Chapter 33
  4. Fjalët e urta Chapter 14
  5. Zanafilla Chapter 29
  6. Romakëve Chapter 3
  7. Psalmet Chapter 39
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *