Ezekieli Chapter 8

For English

Read Ezekieli Chapter 8 Online

Read Ezekieli Chapter 8 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ezekieli in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Ezekieli and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Ezekieli 8

Kapitulli 8

1. Në vitin e shtatë, në muajin e gjashtë, më pesë të muajit, ndodhi që, ndërsa isha ulur në shtëpinë time dhe pleqtë e Judës ishin ulur përballë meje, dora e Zotit, Zotit, ra në atë vend mbi mua.

2. Unë shikova, dhe ja, një figurë njeriu me pamje zjarri; nga sa i përngjanin ijët e tij nga poshtë dukeshin prej zjarri, dhe nga sa i përngjanin ijët e tij lart dukeshin të shkëlqyera si ngjyra e bronzit inkandeshent.

3. Ai shtriu një formë dore dhe më kapi nga një tufë e flokëve të mi, dhe Fryma më ngriti midis tokës dhe qiellit dhe më çoi në vegime të Perëndisë në Jeruzalem, në hyrje të portës së brendëshme që shikon nga veriu, ku ndodhej idhulli i xhelozisë, që shkakton xhelozinë.

4. Dhe ja, atje ndodhej lavdia e Perëndisë të Izraelit, e ngjashme me vegimin që kisha parë në fushë.

5. Pastaj ai më tha: "Bir njeriu, ço tani sytë e tu në drejtim të veriut". Kështu i ngrita sytë drejt veriut dhe ja, në veri të portës së altarit, pikërisht në hyrje, ishte idhulli i xhelozisë.

6. Dhe ai më tha: "Bir njeriu, shikon atë që bëjnë këta, veprimet e rënda të neveritshme që kryen këtu shtëpia e Izraelit dhe që më bëjnë të largohem nga shenjtërorja ime? Por ti do të shikosh veprime edhe më të rënda të neveritshme".

7. Kështu ai më çoi në hyrjen e oborrit. Unë shikova dhe ja, një vrimë në mur.

8. Atëherë ai më tha: "Bir njeriu, bëj një vrimë në mur". Kështu bëra një vrimë në mur, dhe ja, një hapje.

9. Ai më tha: "Hyr dhe shiko gjërat e neveritshme që këta po kryejnë këtu".

10. Kështu hyra për të parë, dhe ja, lloj lloj rrëshqanorë dhe kafshë të neveritshme si dhe tërë idhujt e shtëpisë së Izraelit të riprodhuara rreth e rrotull mbi mur.

11. Dhe para tyre rrinin shtatëdhjetë burra nga pleqtë e shtëpisë së Izraelit, dhe në mes tyre ishte Jaazaniahu, biri i Shafanit, secili me temjanicën e vet prej së cilës dilte një re e dendur temjani.

12. Pastaj më tha: "Bir njeriu, a ke parë atë që bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e figurave të tij? Në fakt thonë: "Zoti nuk na shikon, Zoti e ka braktisur vendin"".

13. Pastaj më tha: "Ti do të shikosh gjëra edhe më të neveritshme që ata po kryejnë".

14. Atëherë më çoi në hyrjen e portës së shtëpisë të Zotit, që është nga veriu; dhe ja, atje ishin ulur gra që qanin Tamuzin.

15. Pastaj më tha: "A e pe, bir njeriu? Ti do të shikosh gjëra edhe më të neveritshme nga këto".

16. Atëherë më çoi në oborrin e brendshëm të shtëpisë të Zotit; dhe ja, në hyrje të tempullit të Zotit, midis portikut dhe altarit, ishin rreth njëzetepesë burra, me kurriz të kthyer nga tempulli i Zotit dhe fytyrë të kthyer nga lindja, që adhuronin diellin nga lindja.

17. Pastaj më tha: "A e pe, bir njeriu? A është vallë një gjë e vogël për shtëpinë e Judës të kryejë gjërat e neveritshme që ajo bën këtu? Në fakt ata e kanë mbushur vendin me dhunë dhe kanë provokuar disa herë zemërimin tim. Dhe ja, e çojnë degën te hunda.

18. Prandaj edhe unë do të veproj me tërbim; syri im nuk do të ketë asnjë dhembshuri dhe nuk do të kem mëshirë fare. Edhe sikur të çojnë britma të larta veshëve të mi, unë nuk do t'i dëgjoj".

About Ezekieli Chapter 8

Read Ezekieli Chapter 8 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Ezekieli in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Ezekieli
Chapter: 8
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Ezekieli. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Ezekieli Chapter 8 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Ezekieli Chapter 8?

Ezekieli Chapter 8 is part of the Book of Ezekieli in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Ezekieli Chapter 8 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 8
  4. Osea Chapter 2
  5. Osea Chapter 1
  6. Osea Chapter 7
  7. Osea Chapter 6

Explore More from Ezekieli

  1. Ezekieli Chapter 4
  2. Ezekieli Chapter 14
  3. Ezekieli Chapter 8
  4. Ezekieli Chapter 29
  5. Ezekieli Chapter 46
  6. Ezekieli Chapter 23
  7. Ezekieli Chapter 42

Related Chapters & Readings

  1. Isaia Chapter 51
  2. 1 Mbretërve Chapter 8
  3. Jeremia Chapter 26
  4. Zakaria Chapter 6
  5. Psalmet Chapter 34
  6. Fjalët e urta Chapter 5
  7. Osea Chapter 5
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *