Zanafilla Chapter 16

For English

Read Zanafilla Chapter 16 Online

Read Zanafilla Chapter 16 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zanafilla in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Zanafilla and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Zanafilla 16

Kapitulli 16

1. Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.

2. Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.

3. Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.

4. Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.

5. Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m'u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje".

6. Abrami iu përgjegj Sarajt: "Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç'të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.

7. Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,

8. dhe i tha: "Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj: "Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".

9. Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj".

10. Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t'i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".

11. Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;

12. ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij".

13. Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse tha: "A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?".

14. Prandaj ai pus u quajt "Pusi i Lahai-Roit". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.

15. Kështu Agari i lindi një djalë Abramit; dhe Abrami i vuri djalit që Agari kishte lindur emrin Ismael.

16. Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin.

About Zanafilla Chapter 16

Read Zanafilla Chapter 16 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Zanafilla in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Zanafilla
Chapter: 16
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Zanafilla. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Zanafilla Chapter 16 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Zanafilla Chapter 16?

Zanafilla Chapter 16 is part of the Book of Zanafilla in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Zanafilla Chapter 16 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 1
  4. Osea Chapter 8
  5. Osea Chapter 6
  6. Osea Chapter 3
  7. Osea Chapter 2

Explore More from Zanafilla

  1. Zanafilla Chapter 5
  2. Zanafilla Chapter 34
  3. Zanafilla Chapter 36
  4. Zanafilla Chapter 12
  5. Zanafilla Chapter 18
  6. Zanafilla Chapter 19
  7. Zanafilla Chapter 31

Related Chapters & Readings

  1. Zanafilla Chapter 18
  2. 1 Samuelit Chapter 9
  3. 1 Samuelit Chapter 15
  4. Kantiku i Kantikëve Chapter 6
  5. Numrat Chapter 4
  6. Veprat e Apostujve Chapter 9
  7. Eksodi Chapter 37
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *