1 Pjetrit Chapter 3

For English

Read 1 Pjetrit Chapter 3 Online

Read 1 Pjetrit Chapter 3 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 1 Pjetrit in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 1 Pjetrit and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

1 Pjetrit 3

Kapitulli 3

1. Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre,

2. kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë.

3. Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura,

4. por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë.

5. Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre,

6. ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur "zot"; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë.

7. Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.

8. Dhe më në fund jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës,

9. pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin.

10. Sepse “kush don ta dojë jetën dhe të shohë ditë të mira, le ta ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga të folurit me mashtrim;

11. të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe të ndjekë atë,

12. sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë në lutjen e tyre; por fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë të keqen.”

13. Dhe kush do t’ju bëjë keq, në qoftë se ju ndiqni të mirën?

14. Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë, lum ju! “Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni,”

15. madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje,

16. duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t’ju padisin si keqbërës, të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.

17. Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq,

18. sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma,

19. me anë të së cilës ai shkoi t’u predikojë frymërave që ishin në burg,

20. që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsejt tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit,

21. i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit,

22. i cili shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë ku i janë nënshtruar engjëj, pushtete dhe fuqie.

About 1 Pjetrit Chapter 3

Read 1 Pjetrit Chapter 3 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 1 Pjetrit in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 1 Pjetrit
Chapter: 3
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 1 Pjetrit. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 1 Pjetrit Chapter 3 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 1 Pjetrit Chapter 3?

1 Pjetrit Chapter 3 is part of the Book of 1 Pjetrit in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 1 Pjetrit Chapter 3 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 1-pjetrit

  1. 1 Pjetrit Chapter 1
  2. 1 Pjetrit Chapter 5
  3. 1 Pjetrit Chapter 2
  4. 1 Pjetrit Chapter 4

Explore More from Dhiata E Re

  1. Mateu Chapter 8
  2. 1 Timoteut Chapter 5
  3. 1 Timoteut Chapter 2
  4. Mateu Chapter 3
  5. Galatasve Chapter 2
  6. Romakëve Chapter 12
  7. 1 Korintasve Chapter 15

Related Chapters & Readings

  1. Levitiku Chapter 23
  2. Jobi Chapter 42
  3. Veprat e Apostujve Chapter 16
  4. Galatasve Chapter 2
  5. Psalmet Chapter 115
  6. Psalmet Chapter 105
  7. Isaia Chapter 21
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *