Read Nehemia Chapter 10 Online
Read Nehemia Chapter 10 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Nehemia in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Nehemia and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Nehemia 10
Kapitulli 10
1. Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia,
2. Serajahu, Azaria, Jeremia,
3. Pashuhuri, Amariahu, Malkija,
4. Hatushi, Shebaniahu, Maluku,
5. Harimi, Meremothi, Obadiahu,
6. Danieli, Ginethoni, Baruku,
7. Meshulami, Abijahu, Mijamini,
8. Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj.
9. Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli,
10. dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani,
11. Mika, Rehobi, Hashabiahu,
12. Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu,
13. Hodijahu, Bani dhe Beninu.
14. Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani,
15. Buni, Azgabi, Bebai,
16. Adonijahu, Bigvai, Adini,
17. Ateri, Ezekia, Azuri,
18. Hodijahu, Hashumi, Betsai,
19. Harifi, Anatothi, Nebai,
20. Magpiashi, Meshulami, Heziri,
21. Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua,
22. Pelatiahu, Hanani, Anajahu,
23. Hoshea, Hananiahu, Hasshubi
24. Halloheshi, Pilha, Shobeku,
25. Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu,
26. Ahijahu, Hanani, Anani
27. Maluku, Harimi dhe Baanahu.
28. Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,
29. u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,
30. të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,
31. të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.
32. U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,
33. për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.
34. Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.
35. U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme,
36. dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë.
37. Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.
38. Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit,
39. sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë.
About Nehemia Chapter 10
Read Nehemia Chapter 10 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Nehemia in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Nehemia
Chapter: 10
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Nehemia. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Nehemia Chapter 10 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Nehemia Chapter 10?
Nehemia Chapter 10 is part of the Book of Nehemia in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Nehemia Chapter 10 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Vjetër
Explore More from nehemia
- Nehemia Chapter 9
- Nehemia Chapter 13
- Nehemia Chapter 6
- Nehemia Chapter 9
- Nehemia Chapter 3
- Nehemia Chapter 5
- Nehemia Chapter 8