Levitiku Chapter 2

For English

Read Levitiku Chapter 2 Online

Read Levitiku Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Levitiku in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Levitiku and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Levitiku 2

Kapitulli 2

1. "Kur dikush i sjell si fli Zotit një blatim, oferta e tij të jetë nga maja e miellit; le të derdhë vaj mbi të dhe t'i vërë temjan sipër.

2. Do t'ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit; prifti do të marrë prej saj një grusht majë mielli dhe vaji me gjithë temjanin dhe do ta tymosë mbi altar si kujtim. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

3. Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.

4. Kur çon si fli një blatim ushqimesh të pjekura në furrë, do të jetë me kulaç prej maje mielli, pa maja, të zëna me vaj dhe me revani pa maja të lyer me vaj.

5. Por në qoftë se ofrimi jote është një blatim ushqimi të pjekur në skarë, do të jetë prej majës së miellit të përzier me vaj dhe pa maja.

6. Do ta ndash në copa dhe do të derdhësh vaj mbi të; është një blatim ushqimor.

7. Por në rast se flija jote është një blatim ushqimi i gatuar në tigan, do të jetë prej majës së miellit me vaj.

8. Do t'i çosh Zotit blatimin ushqimor të përgatitur me këto gjëra; do t'i paraqitet priftit, që do ta çojë në altar.

9. Prifti do të marrë nga blatimi pjesën që do të shërbejë si kujtim dhe do ta tymosë mbi altar. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

10. Ajo që mbetet nga blatimi i ushqimit do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë ndër flijimet e bëra me zjarr për Zotin.

11. Çdo blatim ushqimor që do t'i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.

12. Mund t'ia çoni Zotit si një blatim të prodhimeve të para, por ato nuk do të vihen mbi altarin si oferta me erë të këndshme.

13. Çdo blatim ushqimor që do të ofrosh, do ta ndreqësh me kripë; nuk do ta lësh mangut kripën nga blatimet e tua, sipas besëlidhjes me Perëndinë. Mbi të gjitha ofertat e tua do të ofrosh kripë.

14. Në rast se i ofron Zotit një blatim ushqimesh nga prodhimet e tua të para, do të ofrosh si blatim ushqimor të prodhimeve të tua të para kallinj të thekur në zjarr, kokrra gruri të shtypura nga kallinj të plotë.

15. Dhe do të vësh mbi to vaj dhe temjan; është një blatim ushqimor.

16. Pas kësaj prifti do të tymosë si kujtim një pjesë të grurit dhe një pjesë të vajit, së bashku me tërë temjanin. Éshtë një flijim i bërë me zjarr për Zotin".

About Levitiku Chapter 2

Read Levitiku Chapter 2 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Levitiku in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Levitiku
Chapter: 2
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Levitiku. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Levitiku Chapter 2 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Levitiku Chapter 2?

Levitiku Chapter 2 is part of the Book of Levitiku in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Levitiku Chapter 2 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 2
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 8
  6. Osea Chapter 6
  7. Osea Chapter 3

Explore More from levitiku

  1. Levitiku Chapter 10
  2. Levitiku Chapter 17
  3. Levitiku Chapter 11
  4. Levitiku Chapter 20
  5. Levitiku Chapter 8
  6. Levitiku Chapter 25
  7. Levitiku Chapter 14

Related Chapters & Readings

  1. Psalmet Chapter 57
  2. Psalmet Chapter 26
  3. Predikuesi Chapter 11
  4. Ester Chapter 8
  5. Kantiku i Kantikëve Chapter 4
  6. 1 Mbretërve Chapter 10
  7. Sofonia Chapter 3
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *