Read Jobi Chapter 36 Online
Read Jobi Chapter 36 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Jobi in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Jobi and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Jobi 36
Kapitulli 36
1. Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:
2. "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.
3. Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar.
4. Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.
5. Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.
6. Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.
7. Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.
8. Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,
9. atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.
10. Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.
11. Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;
12. por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.
13. Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,
14. kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.
15. Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
16. Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.
17. Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.
18. Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.
19. Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
20. Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
21. Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.
22. Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
23. Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?
24. Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;
25. tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.
26. Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.
27. Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,
28. që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.
29. Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?
30. Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.
31. Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.
32. Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.
33. Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.
About Jobi Chapter 36
Read Jobi Chapter 36 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Jobi in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Jobi
Chapter: 36
Testament: Old Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Jobi. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Jobi Chapter 36 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Jobi Chapter 36?
Jobi Chapter 36 is part of the Book of Jobi in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Jobi Chapter 36 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Vjetër
Explore More from Jobi
- Jobi Chapter 25
- Jobi Chapter 13
- Jobi Chapter 20
- Jobi Chapter 8
- Jobi Chapter 3
- Jobi Chapter 39
- Jobi Chapter 35