Read Galatasve Chapter 6 Online
Read Galatasve Chapter 6 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Galatasve in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Galatasve and the Holy Bible online.
Choose a Chapter
Galatasve 6
Kapitulli 6
1. Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.
2. Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.
3. Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.
4. Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.
5. Sepse secili do të mbajë barrën e vet.
6. Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.
7. Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.
8. Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.
9. Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.
10. Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.
11. Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time!
12. Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit.
13. Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj.
14. Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.
15. Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re.
16. Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë.
17. Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus.
18. Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.
About Galatasve Chapter 6
Read Galatasve Chapter 6 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Galatasve in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.
Book Information
Book: Galatasve
Chapter: 6
Testament: New Testament
How to Read this Chapter
Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Galatasve. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.
More Resources
Continue Reading the Bible
Continue reading Galatasve Chapter 6 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.
Frequently Asked Questions
What is Galatasve Chapter 6?
Galatasve Chapter 6 is part of the Book of Galatasve in the Holy Bible.
Can I read this chapter online?
Yes. You can read the complete Galatasve Chapter 6 online for free with easy chapter navigation.
More Chapters from Dhiata E Re
- Luka Chapter 18
- Luka Chapter 11
- Luka Chapter 1
- Luka Chapter 2
- Luka Chapter 5
- Luka Chapter 14
- Luka Chapter 7