1 Kronikave Chapter 15

For English

Read 1 Kronikave Chapter 15 Online

Read 1 Kronikave Chapter 15 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 1 Kronikave in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of 1 Kronikave and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

1 Kronikave 15

Kapitulli 15

1. Davidi ndërtoi disa shtëpi në qytetin e Davidit, përgatiti një vend për arkën e Perëndisë dhe ngriti një çadër për atë.

2. Atëherë Davidi tha: "Asnjeri nuk duhet të mbartë arkën e Zotit përveç Levitëve, sepse Zoti ka zgjedhur ata për ta mbajtur arkën e Perëndisë dhe për t'i shërbyer atij përjetë".

3. Davidi mblodhi tërë Izraelin në Jeruzalem për ta çuar arkën e Zotit në vendin që i kishte përgatitur.

4. Davidi mblodhi edhe bijtë e Aaronit dhe Levitët.

5. Nga bijtë e Kehathit, Urielin, të parin, dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij;

6. nga bijtë e Merarit, Asajahun, të parin, dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij;

7. nga bijtë e Gershomit, Joelin, të parin, dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij;

8. nga bijtë e Elitsafanit, Shemajahun, të parin, dhe dyqind vëllezërit e tij;

9. nga bijtë e Hebronit, Elielin, të parin, dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij;

10. nga bijtë e Uzielit, Aminadabin, të parin, dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.

11. Pastaj Davidi thirri priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar, dhe Levitët Uriel, Asajahu, Joel, Shemajahu, Eliel dhe Aminadab,

12. dhe u tha atyre: "Ju jeni të parët e shtëpive atërore të Levitëve; shenjtërohuni, ju dhe vëllezëzit tuaj, që të mund të transportojnë arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit, në vendin që i kam përgatitur.

13. Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një të çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave të caktuara".

14. Kështu priftërinjtë dhe Levitët u shenjtëruan për të transportuar arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit.

15. Bijtë e Levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë të shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës të Zotit.

16. Pastaj Davidi urdhëroi krerët e Levitëve të caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për të pasur tinguj gëzimi.

17. Prandaj Levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit, midis vëllezërve të tij, Asafin, birin e Berakiahut, dhe midis bijve të Merarit, vëllezërit e tyre, Ethanin, birin e Kushajahut.

18. Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maasejahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.

19. Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;

20. Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maasejahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;

21. Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;

22. Kenaiahu, i pari i Levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent në këtë fushë.

23. Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.

24. Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.

25. Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijëshëve vepruan me gëzim në transportimin e arkës së besëlidhjes të Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.

26. Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi Levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.

27. Davidi kishte veshur një mantel prej liri të hollë, ashtu si tërë Levitët që mbanin arkën, këngëtarët dhe Kenianahu, drejtuesi i këngës së bashku me këngëtarët; Davidi kishte veshur gjithashtu një efod prej liri.

28. Kështu tërë Izraeli e çoi lart arkën e besëlidhjes të Zotit me klithma gëzimi nën tingujt e burive, brirëve, cembaleve, qesteve dhe harpave.

29. Por ndodhi që, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit arriti në qytetin e Davidit, Mikal, e bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që kërcente dhe hidhej përpjetë, dhe e përçmoi në zemër të saj.

About 1 Kronikave Chapter 15

Read 1 Kronikave Chapter 15 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of 1 Kronikave in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: 1 Kronikave
Chapter: 15
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading 1 Kronikave. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading 1 Kronikave Chapter 15 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is 1 Kronikave Chapter 15?

1 Kronikave Chapter 15 is part of the Book of 1 Kronikave in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete 1 Kronikave Chapter 15 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from 1 Kronikave

  1. 1 Kronikave Chapter 1
  2. 1 Kronikave Chapter 21
  3. 1 Kronikave Chapter 16
  4. 1 Kronikave Chapter 20
  5. 1 Kronikave Chapter 18
  6. 1 Kronikave Chapter 13
  7. 1 Kronikave Chapter 9

Explore More from Dhiata E Vjetër

  1. Psalmet Chapter 8
  2. Isaia Chapter 42
  3. Osea Chapter 3
  4. 1 Mbretërve Chapter 10
  5. Gjyqtarët Chapter 19
  6. Ezekieli Chapter 18
  7. Psalmet Chapter 88

Related Chapters & Readings

  1. 1 Gjonit Chapter 1
  2. Psalmet Chapter 85
  3. 2 Samuelit Chapter 6
  4. Zanafilla Chapter 49
  5. Osea Chapter 1
  6. Zanafilla Chapter 47
  7. Jobi Chapter 3
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *