Esdra Chapter 5

For English

Read Esdra Chapter 5 Online

Read Esdra Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Esdra in the Old Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Esdra and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Esdra 5

Kapitulli 5

1. Por profetët Axhe dhe Zakaria, bir i Idos, u profetizuan Judejve që ishin në Judë dhe në Jeruzalem në emër të Perëndisë të Izraelit që ishte mbi ta.

2. Atëherë Zorobabeli, bir i Shealtielit, dhe Jeshua, bir i Jotsadakut, u ngritën dhe nisën të ndërtojnë shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem; dhe me ta ishin profetët e Perëndisë, që i ndihmonin.

3. Në atë kohë erdhën tek ata Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, Shethar-Boznai dhe kolegët e tyre dhe u folën kështu: "Kush ju dha urdhër të ndërtoni këtë tempull dhe të rindërtoni këto mure?".

4. Pastaj ne u treguam atyre emrat e njerëzve që ndërtonin këtë godinë.

5. Por pleqtë e Judejve i ruante syri i Perëndisë të tyre; dhe ata nuk mundën t'i bëjnë të ndërprisnin punën deri sa t'i dërgohej një raport Darit dhe të vinte një përgjigje për këtë çështje.

6. Kjo është një kopje e letrës që iu dërgua mbretit Dari nga Tatenai, qeveritar i krahinës matanë Lumit, nga Shethar-Boznai dhe nga kolegët e tij, Afarsekitët, që ishin matanë Lumit.

7. I dërguan një letër të shkruar në këtë mënyrë: "Mbretit Dari, shëndet të plotë!

8. I bëjmë të njohur mbretit që ne kemi vajtur në krahinën e Judës, në tempullin e Perëndisë të madh. Ai po ndërtohet me gurë të mëdhenj dhe po vihet lëndë druri për ndarëset e tij. Kjo punë po kryhet me kujdes dhe po ecën mirë në duart e tyre.

9. Ne kemi pyetur ata pleq dhe u kemi folur kështu: "Kush ju ka dhënë urdhër të ndërtoni këtë tempull dhe të ndërtoni këto mure?".

10. U kemi kërkuar edhe emrat e tyre, me qëllim që të vinim me shkrim emrat e njerëzve që janë në krye të tyre, dhe pastaj të t'i bënim të njohur.

11. Dhe ata na janë përgjigjur kështu, duke thënë: "Ne jemi shërbëtorët e Perëndisë të qiellit dhe të dheut dhe rindërtojmë tempullin që ishte ndërtuar shumë vjet më parë; një mbret i madh i Izraelit e kishte ndërtuar dhe mbaruar.

12. Duke qenë se etërit tanë kanë provokuar zemërimin e Perëndisë të qiellit, ai i dha në duart e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, Kaldeasit, i cili e shkatërroi këtë tempull dhe e internoi popullin në Babiloni.

13. Por në vitin e parë të Kirit, mbretit të Babilonisë, mbreti Kir dha urdhër t'i ndërtohej kjo shtëpi Perëndisë.

14. Përveç kësaj mbreti Kir nxori jashtë nga tempulli i Babilonisë përdorëset prej ari dhe argjendi të shtëpisë së Perëndisë, që Nebukadnetsari kishte hequr nga tempulli i Jeruzalemit dhe i kishte çuar në tempullin e Babilonisë, dhe ia dorëzoi njërit që quhej Sheshbatsar, që ai e kishte bërë qeveritar,

15. duke i thënë: "Merri këto veglat dhe shko t'i vësh përsëri në tempullin që është në Jeruzalem; dhe shtëpia e Perëndisë të rindërtohet në vendin e saj.

16. Atëherë vetë Sheshbatsari erdhi dhe hodhi themelet e shtëpisë së Perëndisë që është në Jeruzalem; që nga kjo kohë e deri më sot ajo është në ndërtim, dhe nuk ka mbaruar akoma".

17. Prandaj tani, në rast se kjo i pëlqen mbretit, të bëhen kërkime në shtëpinë e thesareve të mbretit që është në Babiloni, për të parë nëse mbreti Kir ka dhënë me të vërtetë një urdhër për të ndërtuar këtë shtëpi të Perëndisë në Jeruzalem; dhe mbreti të na çojë vendimin e tij lidhur me këtë gjë".

About Esdra Chapter 5

Read Esdra Chapter 5 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Esdra in the Old Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Esdra
Chapter: 5
Testament: Old Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Esdra. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Esdra Chapter 5 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Esdra Chapter 5?

Esdra Chapter 5 is part of the Book of Esdra in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Esdra Chapter 5 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Vjetër

  1. Amosi Chapter 1
  2. Osea Chapter 5
  3. Osea Chapter 8
  4. Osea Chapter 1
  5. Osea Chapter 6
  6. Osea Chapter 2
  7. Osea Chapter 7

Explore More from esdra

  1. Esdra Chapter 4
  2. Esdra Chapter 7
  3. Esdra Chapter 9
  4. Esdra Chapter 8
  5. Esdra Chapter 9
  6. Esdra Chapter 2
  7. Esdra Chapter 3

Related Chapters & Readings

  1. Psalmet Chapter 20
  2. Numrat Chapter 18
  3. 1 Selanikasve Chapter 3
  4. 2 Korintasve Chapter 3
  5. Luka Chapter 7
  6. Jozueu Chapter 19
  7. 1 Gjonit Chapter 3
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *