Luka Chapter 3

For English

Read Luka Chapter 3 Online

Read Luka Chapter 3 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Luka in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Luka and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Luka 3

Kapitulli 3

1. Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,

2. nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.

3. Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,

4. ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: ''Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!

5. Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen

6. dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë''.

7. Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: ''Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen?

8. Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t'i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.

9. Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr''.

10. Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: ''Dhe ne, pra, ç'të bëjmë?''.

11. Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: ''Ai që ka dy tunika le t'i ndajë me atë që s'ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu''.

12. Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: ''Mësues, ç'duhet të bëjmë?''.

13. Dhe ai u tha atyre: ''Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar''.

14. Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: ''Dhe ne, ç'duhet të bëjmë?''. Dhe ai u tha atyre: ''Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!''.

15. Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.

16. Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: ''Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t'ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.

17. Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet''.

18. Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.

19. Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,

20. U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg.

21. Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap

22. dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ''Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!''.

23. Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;

24. bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;

25. bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Nahumit, bir i Eslit, bir i Nagait;

26. bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës;

27. bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit;

28. bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit;

29. bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit;

30. bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit;

31. bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit;

32. bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit;

33. bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;

34. bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit;

35. bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës;

36. bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut;

37. bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;

38. bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë.

About Luka Chapter 3

Read Luka Chapter 3 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Luka in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Luka
Chapter: 3
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Luka. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Luka Chapter 3 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Luka Chapter 3?

Luka Chapter 3 is part of the Book of Luka in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Luka Chapter 3 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Re

  1. Luka Chapter 18
  2. Luka Chapter 1
  3. Luka Chapter 11
  4. Luka Chapter 14
  5. Luka Chapter 2
  6. Luka Chapter 23
  7. Luka Chapter 17

Explore More from Luka

  1. Luka Chapter 23
  2. Luka Chapter 12
  3. Luka Chapter 13
  4. Luka Chapter 21
  5. Luka Chapter 12
  6. Luka Chapter 3
  7. Luka Chapter 15

Related Chapters & Readings

  1. 2 Mbretërve Chapter 9
  2. 2 Kronikave Chapter 25
  3. Ezekieli Chapter 48
  4. Psalmet Chapter 52
  5. Mateu Chapter 5
  6. Levitiku Chapter 24
  7. Jeremia Chapter 45
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *