Veprat e Apostujve Chapter 18

For English

Read Veprat e Apostujve Chapter 18 Online

Read Veprat e Apostujve Chapter 18 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Veprat e Apostujve in the New Testament. Browse every verse with easy chapter navigation, continue to the next chapter, or explore the complete Book of Veprat e Apostujve and the Holy Bible online.

Choose a Chapter

Veprat e Apostujve 18

Kapitulli 18

1. Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint.

2. Dhe si gjeti një farë Judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë Judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata.

3. Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.

4. Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte Judenj dhe Grekë.

5. Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t'u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.

6. Por duke qenë se ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: ''Gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj, unë jam i pastër; që tashti e tutje do të shkoj te johebrenjtë''.

7. Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri në shtëpinë e një farë njeriu me emër Just, i cili i shërbente Perëndisë dhe e kishte shtëpinë ngjtur me sinagogën.

8. Dhe Krispi, kreu i sinagogës, besoi te Zoti me gjithë shtëpinë e tij; edhe shumë Korintas, duke dëgjuar Palin, besuan dhe u pagëzuan.

9. Një natë Zoti i tha Palit në vegim: ''Mos druaj, por fol dhe mos pusho,

10. sepse unë jam me ty dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, sepse unë kam një popull të madh në këtë qytet''.

11. Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj, duke mësuar ndër ta fjalën e Perëndisë.

12. Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akaisë, Judenjtë u ngritën me një mendje kundër Palit dhe e çuan në gjykatë,

13. duke thënë: ''Ky ua mbush mendjen njerëzve t'i shërbejnë Perëndisë, në kundërshtim me ligjin''.

14. Dhe kur Pali donte të hapte gojën, Galioni u tha Judenjve: ''Po të qe puna për ndonjë padrejtësi ose keqbërje, o Judenj, do t'ju dëgjoja me durim, sipas arsyes;

15. por nëse janë çështje për fjalë, për emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vetë, sepse unë nuk dua të jem gjykatës i këtyre gjërave''.

16. Dhe i përzuri ata nga gjykata.

17. Atëherë të gjithë Grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t'ia dinte fare për këto gjëra.

18. Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.

19. Dhe, kur arriti në Efes, i la aty, po vetë hyri në sinagogë dhe filloi të diskutojë me Judenjtë.

20. Ata iu lutën të rrinte me ta më gjatë, por ai nuk pranoi;

21. por u nda prej tyre duke thënë: ''Më duhet gjithsesi ta kaloj festën e ardhshme në Jeruzalem, por, në dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju''. Dhe u nis nga Efesi nëpër det.

22. Si zbarkoi në Cezari, u ngjit në Jeruzalem, dhe si u përshëndet me kishën, zbriti në Antioki.

23. Dhe, mbasi qëndroi atje pak kohë, u nis dhe përshkoi me radhë rrethinat e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë dishepujt.

24. Por një Jude, me emër Apollo, lindur në Aleksandri, njeri orator dhe njohës i Shkrimit, arriti në Efes.

25. Ai ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe, i zjarrtë në frymë, fliste dhe mësonte me zell gjërat e Zotit, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.

26. Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.

27. Pastaj, mbasi ai donte të shkonte në Akai, vëllezërit i dhanë zemër dhe u shkruan dishepujve që ta prisnin. Mbasi arriti atje, ai i ndihmoi shumë ata që kishin besuar me anë të hirit.

28. Ai në fakt, i kundërshtonte botërisht me forcë të madhe Judenjtë, duke treguar me anë të Shkrimeve se Jezusi është Krishti.

About Veprat e Apostujve Chapter 18

Read Veprat e Apostujve Chapter 18 online from the Holy Bible. This chapter is part of the Book of Veprat e Apostujve in the New Testament. Continue reading with the chapter navigation above or explore the complete book.

Book Information

Book: Veprat e Apostujve
Chapter: 18
Testament: New Testament

How to Read this Chapter

Use the Previous and Next Chapter buttons to continue reading Veprat e Apostujve. You can also adjust the font size for comfortable reading and browse other books of the Bible using the navigation links.

https://www.youtube.com/watch?v=rzsT_Q3KLzE

More Resources

Continue Reading the Bible

Continue reading Veprat e Apostujve Chapter 18 and explore every book, chapter and verse of the Holy Bible. Use the navigation links above and below to move through the Scriptures with ease.

Frequently Asked Questions

What is Veprat e Apostujve Chapter 18?

Veprat e Apostujve Chapter 18 is part of the Book of Veprat e Apostujve in the Holy Bible.

Can I read this chapter online?

Yes. You can read the complete Veprat e Apostujve Chapter 18 online for free with easy chapter navigation.

More Chapters from Dhiata E Re

  1. Luka Chapter 18
  2. Luka Chapter 11
  3. Luka Chapter 2
  4. Luka Chapter 14
  5. Luka Chapter 1
  6. Luka Chapter 17
  7. Luka Chapter 9

Explore More from veprat-e-apostujve

  1. Veprat e Apostujve Chapter 1
  2. Veprat e Apostujve Chapter 13
  3. Veprat e Apostujve Chapter 16
  4. Veprat e Apostujve Chapter 21
  5. Veprat e Apostujve Chapter 3
  6. Veprat e Apostujve Chapter 4
  7. Veprat e Apostujve Chapter 28

Related Chapters & Readings

  1. Jeremia Chapter 51
  2. 2 Korintasve Chapter 3
  3. Zbulesa Chapter 22
  4. Zanafilla Chapter 26
  5. 2 Samuelit Chapter 4
  6. Psalmet Chapter 96
  7. Zakaria Chapter 14
Share Your Love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *